Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i ka uruar suksese në mandatin e ri Kryetarit të Ferizajt, Agim Aliut, me të cilin është takuar sot.
Krasniqi ka thënë se Aliu është një nga shembujt më të mirë të qeverisjes së mirë lokale të PDK-së.
“Ferizaj: Agim Aliu është vërtet një agim për Ferizajn dhe qytetarët e tij. Një nga shembujt më të mirë të qeverisjes së mirë lokale të PDK-së, do të vazhdojë me punë e suksese edhe në katër vitet e ardhshme. Ky mandat është për Ferizajn e gjeneratës tjetër. Suksese, kryetar!”, ka shkruar Krasniqi.
