Procesi i numërimit të fletëvotimeve të votimit me postë po vazhdon në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, tha se “nga fillimi i procesit (e shtunë, 3 janar, ora 16:00) dhe deri më tani (e diel, 4 janar, ora 16:00), janë numëruar 41 nga 92 kuti votimi, brenda të cilave janë vendosur pakot me fletëvotime që deri më tani janë sjellur në Kosovë”.
“Fletëvotimet e numëruara u takojnë komunave: Deçan (4), Gjakovë (6), Gllogoc (2), Gjilan (7), Dragash (1), Istog (4), Kaçanik (2), Klinë (2), Fushë Kosovë (2), Kamenicë (3), Mitrovicë e Jugut (4), Lipjan (2) dhe Rahovec (2)”, tha ai.
