Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

KQZ tregon se kur mund të shpallen rezultatet përfundimtare

GD
Gazeta Demos17 qershor 2026 në 19:23
KQZ tregon se kur mund të shpallen rezultatet përfundimtare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur procesin e numërimit të të gjitha fletëvotimeve që i takojnë zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Në orën 14:30 të ditës së sotme, e mërkurë, 17 qershor, është përmbyllur numërimi i të gjitha fletëvotimeve që i takojnë votimit me postë jashtë Kosovës, ndërkaq numërimi i fletëvotimeve nga votimi me kusht dhe i personave me nevoja të veçanta, është përmbyllur në orën 18:30.

Elezi theksoi se KQZ ka marrë vendim për për të rinumëruar 185 vendvotimet e rregullta.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për të rinumëruar fletëvotimet e 185 vendvotimeve të rregullta, të cilat paraprakisht janë numëruar në Qendrat Komunale të Numërimit. Ky numër përbën 7.41% të vendvotimeve nga gjithsej 2,498 vendvotime të rregullta në të cilat është zhvilluar votimi më 7 qershor 2026. Rinumërimi i këtyre vendvotimeve do të fillojë të enjten në mëngjes, më 18 qershor.

“Kjo masë kontrolli është marrë nga KQZ për të adresuar problemet e evidentuara në disa nga Qendrat Komunale të Numërimit gjatë numërimit të votave të kandidatëve për deputetë nga zgjedhjet e dhjetorit të vitit të kaluar dhe ka për qëllim të sigurohet se numërimi është zhvilluar me saktësi”, tha Elezi në komunikatë për media. Tutje, Elezi ka sqaruar se kur KQZ mund të shpall rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve.

“E drejta për ankesë lidhur me administrimin në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) dhe Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) është një e drejtë që palët kanë mundur ta shfrytëzojnë në vazhdimësi, brenda 48 orëve nga ndodhja e shkeljes së supozuar. Edhe për administrimin e numërimit në ditën e fundit, sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, ankesat mund të dorëzohen me shkrim në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa brenda 48 orëve nga ndodhja e shkeljes së supozuar. Në rast se brenda 48 orëve nuk do të ketë ankesa lidhur me administrimin e numërimit në ditën e fundit, KQZ është e gatshme për të proceduar me shpalljen e rezultateve përfundimtare, ndërsa nëse do të ketë ankesa, atëherë KQZ do të presë vendimmarrjen e institucioneve përkatëse dhe do të zbatojë vendimet nëse ato e obligojnë KQZ-në dhe vetëm pastaj mund të shpall rezultatet përfundimtare”, tha ai.

KQZ

Më shumë nga Lajme

  • 17:14Sveçla, Hoxha e Dugolli marrin pjesë në varrimin e policit nga Malisheva
  • 16:50Prokurorja paralajmëron ankesë pas lirimit të të akuzuarve për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
  • 16:49E dhimbshme: Ky raportohet se është kosovari që vdiq në detin e Shëngjinit
  • 16:44Ndalohet një person pas vdekjes së punëtorit në Veternik
  • 16:20Parafillorët në Prishtinë do të kenë orar më të gjatë nga 1 shtatori