Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

KQZ: Sot përfundon afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për zgjedhjet e 7 qershorit

GD
Gazeta Demos12 maj 2026 në 08:00
KQZ: Sot përfundon afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për zgjedhjet e 7 qershorit

Subjektet politike kanë afat vetëm edhe sot për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë, me të cilët do të garojnë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, që do të mbahen më 7 qershor 2026.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se afati 11-ditor për subjektet politike përfundon të martën në mesnatë.

“Sot, në orën 24:00, përmbyllet afati 11-ditor për subjektet politike (partitë politike, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur) për të dorëzuar listën me emrat e kandidatëve për deputetë për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit. Dorëzimi i listës me emrat e kandidatëve për deputetë, duhet të bëhet përmes platformës elektronike dhe procedura është e ngjashme me zgjedhjet e fundit që u mbajtën në dhjetor të vitit të kaluar” , tha Elezi.] Sipas tij, numri i përgjithshëm i subjekteve të mundshme politike që do të marrin pjesë në zgjedhje është 27, prej të cilave 22 parti politike, 3 koalicione, 1 nismë qytetare dhe 1 kandidat i pavarur. Në zgjedhjet e rregullta parlamentare të 9 shkurtit 2025, morën pjesë 28 subjekte politike, ndërsa numri i kandidatëve për deputetë ishte 1,279.

Ndërkohë, në zgjedhjet e fundit parlamentare, KQZ certifikoi 1,180 kandidatë për deputetë nga 24 subjekte politike.

KQZ

Më shumë nga Lajme

  • 18:07Bekim Çollaku rrëfen për orët kritike bashkë me Hashim Thaçin para nisjes për Hagë më 5 nëntor
  • 17:49Bekim Çollaku: I gjithë stafi në Presidencë kemi qarë kur i është ngritur aktakuza Hashim Thaçit
  • 17:44Hetimet për dhjetëra kontrata, IPK kërkon suspendimin e drejtorit të prokurimit  të Policisë së Kosovës
  • 17:42Zbulohet një fotografi e Hashim Thaçit pak para se të nisej për Hagë para 6 vitesh
  • 17:14Protestë gjithëkombëtare të shtunën për Arlinda Zekajn, kërkohet përgjegjësi nga institucionet