Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

KQZ: Procesi i rinumërimit i heq të gjitha dilemat sa u përket rezultateve

GD
Gazeta Demos25 janar 2026 në 20:09
KQZ: Procesi i rinumërimit i heq të gjitha dilemat sa u përket rezultateve

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë shprehur pritje që pas përfundimit të rinumërimit të votave të ketë më pak dilema rreth rezultateve, gjë që mund të ndikojë në përfundim më të shpejtë të procesit.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë të dielën se me këtë dinamikë pune, rinumërimi pritet të përfundojë këtë javë.

“Natyrisht, procesi i rinumërimit i heq të gjitha dilemat sa i përket rezultateve dhe kjo mund të zvogëlojë nevojën për ankesa, por KQZ duhet të presë afatin për paraqitjen dhe shqyrtimin e tyre para se të procedojë me certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve dhe njëkohësisht me përmbylljen e procesit zgjedhor”, ka thënë Elezi.

Deri në orën 16:00 të së dielës janë rinumëruar 65% të vendvotimeve.

Procesi i rinumërimit ka përfunduar edhe në Komunën e Drenasit. Më së shumti vota që s’ia kanë dhënë qytetarët ka dalë t’i jenë shënuar Fadil Demakut të PDK-së – 222.

Asnjë kandidati tjetër nuk i janë shtuar më shumë se 20 vota gjatë numërimit fillestar.

Procesi ka përfunduar edhe në Gjakovë. Rinumërimi ia hoqi 383 vota kandidates Adonjeta Zymberi-Selmanit e 244 vota Hajdar Beqës, të dy kandidatë të PDK-së.

Gjatë numërimit fillestar në Gjakovë vota që nuk i kanë dhënë qytetarët ka përfituar edhe kandidati i Vetëvendosjes Agon Batusha – 215.

Në këtë komunë ka edhe dallime të tjera që janë evidentuar, por asnjë nuk i kalon 100 votat.

Rinumërimi është afër fundit edhe në Gjilan. Nga 130 kuti gjithsej kanë mbetur edhe 7 pa u rinumëruar. Dallimi më i madh nga numërimi fillestar janë 43 vota që i ishin shtuar kandidates së LVV-së Arijeta Rexhepi.

Në Istog janë rinumëruar 53 nga 62 kuti. Dallimi më i madh i evidentuar në këtë komunë është 14 vota, e që i janë shtuar gjatë numërimit Gani Dreshajt të AAK-së.

Procesi ka përfunduar në 23 komuna, e 15 të tjera janë ende në rinumërim, ndër to edhe Prishtina, ku deri tash për së dyti janë numëruar 32% të vendvotimeve.

KQZ

Më shumë nga Lajme

  • 23:41Vonesat në formimin e institucioneve, a është i nevojshëm ndryshimi i Kushtetutës?
  • 23:15A duhet ta lani fytyrën me ujë të ngrohtë apo të ftohtë?
  • 22:55Syla: PSD, LDK e këta që kanë qenë në VV po tentojnë ta rigjejnë vetën politikisht
  • 22:47Shqiptarja 60-vjeçare në Zvicër nuk pret zjarrfikësit, merr kovat dhe shuan zjarrin
  • 22:41Ligji për Specialen, Limaj: Salih Mustafa dhe Pjetër Shala mund ta vuajnë dënimin në Kosovë