Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

KQZ: Përfundon procesi i numërimit në Junik, Mamushë dhe Zveçan

GD
Gazeta Demos14 tetor 2025 në 17:33
KQZ: Përfundon procesi i numërimit në Junik, Mamushë dhe Zveçan

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar se procesi i paraparë po vazhdon normalisht në të gjitha Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) në vend.

Sipas tij, deri në orën 16:00 të ditës së martë, procesi i numërimit ka përfunduar në tri komuna: Junik, Mamushë dhe Zveçan, ndërsa në Hanin e Elezit është mbyllur mbrëmjen e së hënës.

Ndërkohë, po në orën 16:00 të së martës, ka nisur puna edhe në tri Qendra të reja Komunale të Numërimit: Prishtinë, Podujevë dhe Kllokot.

Elezi ka sqaruar se në Qendrat Komunale të Numërimit zhvillohen njëkohësisht tre procese të rëndësishme:

verifikimi i rezultateve nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave,verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga zgjedhjet për Kuvendet Komunale,

si dhe numërimi i votave të kandidatëve për anëtarë të Kuvendeve Komunale.Sipas të dhënave të fundit, deri në orën 16:00 janë verifikuar rezultatet për 550 vendvotime nga zgjedhjet për kryetarë komunash dhe rezultatet për subjektet politike nga 334 vendvotime. Po nga kaq vendvotime janë numëruar edhe votat e kandidatëve për Kuvendet Komunale.

Ndërkohë, në platformën zyrtare të KQZ-së kanë nisur të publikohen rezultatet nga Qendrat Komunale të Numërimit, të cilat përfshijnë:rezultatet e verifikuara nga zgjedhjet për kryetarë komunash, rezultatet e verifikuara të subjekteve politike,si dhe votat e kandidatëve për Kuvendet Komunale.

KQZ

Më shumë nga Lajme

  • 23:5513-vjeçari pësoi 20 goditje në tru pas një aksidenti në trampolinë, mjekët e shpëtuan
  • 23:14Vdes ish-futbollisti shqiptar
  • 23:06Detaje nga ngjarja makabre në Greqi, djali fshehu trupin e të atit të vdekur për më shumë se dy vite në frigorifer
  • 23:04Zelensky: Ukraina ka përmbushur të gjitha kushtet për anëtarësim në BE
  • 23:02Behrami i bindur se Kurti i gatshëm ta dërgojë vendin pafundësisht në zgjedhje: Vetëm qytetarët mund ta ndalin përmbysjen e shtetit