“Lidhja e Prishtinës” nuk është certifikuar pasi u tha se është brend dhe pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndërkaq iniciativa qytetare “Lëvizja për Bashkimin e Shqipëtarëve”, për shkak të gabimit drejtshkrimor në fjalën “Shqipëtarëve”.
E lidhur me këtë ka reaguar sot Eugen Cakolli nga KDI.
“KQZ-ja paska vazhduar sot me praktikën kundërligjore e të pakuptimtë të cenimit të së drejtës kushtetuese të subjekteve për pjesëmarrje në zgjedhje – vetëm për shkak të emrit të tyre. Një iniciativë qenka refuzuar sepse emri i saj i ngjante një slogani të LDK-së të vitit 2017 – me insistim të kësaj të fundit. Një tjetër u refuzua për një gabim drejtshkrimor. Kjo është thjesht burokraci e shndërruar në censurë. E drejta për të garuar është themel i demokracisë”, ka shkruar ai në “Facebook”.