Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sot është përmbyllur procesi i tërheqjes së pakove me fletëvotime që i takojnë votimit jashtë Kosovës, përkatësisht votimit përmes postës.
KQZ tashmë ka nisur me verifikimin e këtyre pakove, ka konfirmuar zëdhënësi Valmir Elezi.
Tërheqja e pakove me fletëvotime ëshë bërë nga kutitë postare të KQZ-së në 22 shtete të ndryshme si dhe nga kutia postare e KQZ-së në Kosovë.
“Nga 23 kuti postare, janë tërhequr më shumë se 85,700 pako të supozuara me fletëvotime, një pjesë prej të cilave janë sjellur në Kosovë”, ka shtuar Elezi.
Pakot që aprovohen do të përfshihen në procesin e numërimit, pas disa ditësh.
Sipas të dhënave preliminare, numri i pakove të tërhequra sipas kutive postare të vendosura në 23 shtete, përfshirë Kosovën, është si në vijim: Berlin (41,561); Bern (23,356); Stokholm (4,633); Paris (3,470); Vjenë (2,570); Prishtinë (2,005); Londër (1,383); Bruksel (1,195); Romë (1,076); New York (986); Ljubljana (891); Oslo (654); Otavë (538); Kopenhagë (348); Hagë (238); Zagreb (210); Stamboll (179); Podgoricë (128); Kanbera (113); Budapest (73); Shkup (63); Pragë (46); dhe Tiranë (9)