Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

KQZ nis numërimin e votave për kandidatët në 38 qendra komunale

GD
Gazeta Demos8 qershor 2026 në 17:33
KQZ nis numërimin e votave për kandidatët në 38 qendra komunale

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, përmes një konference për media ka bërë të ditur se çfarë procesi e pret komisionin në ditët në vijim.

Pas numërimit të rezultateve preliminare, Elezi deklaroi se ka filluar numërimi i votave për kandidatët për deputetë, duke pasuar me verifikimin e rezultateve të subjekteve politike pas numërimit të fletëvotimeve në 38 qendra komunale të numërimit.

Në këtë proces do të angazhohen mbi 2200 anëtarë të KQZ-së.

“Sipas planifikimeve, verifikimi dhe numërimi paraditen e së hënës ka filluar në Qendrat Komunale të Numërimit të 15 komunave. Ndërkaq, pasdite aktivitetet do të fillojnë në Qendrat Komunale të 23 komunave të tjera”, u shpreh Elezi para mediave.

Zëdhënësi i KQZ-së po ashtu bëri të ditur se si do të shkojë procesi i numërimit të votave të diasporës.

Ai shtoi se certifikimi i rezultateve përfundimtare zgjedhore pritet të bëhet deri më datën 6 korrik.

“Por kjo varet nga ecuria e procesit, ndërsa këto janë vetëm planifikime”, u shpreh Elezi.

KQZ

Më shumë nga Lajme

  • 08:54Rrahje në Prizren, arrestohen tre persona
  • 08:37Sot protestohët në Berlin, “Jo në emrin tim”
  • 08:12Tasholli: “Liria ka Emër” nuk ndalet, synojmë peticion me mbi 500 mijë nënshkrime për ish-krerët e UÇK-së
  • 08:06Parashikimi i motit sot, 04.10.2026
  • 23:47Ligje të rëndësishme mbesin pezull, kërkohet miratimi i tyre para 6 tetorit