Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

KQZ nis nesër në mëngjes rinumërimin e 185 vendvotimeve

GD
Gazeta Demos17 qershor 2026 në 19:07
KQZ nis nesër në mëngjes rinumërimin e 185 vendvotimeve

Sapo ka përfunduar procesi i numërimit të votave të zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit.

Me finalizimin e këtij procesi mëngjesin e së enjtes do të vazhdojë ai i rinumërimit të fletëvotimeve të 185 vendvotimeve të rregullta, ose 7.41 për qind.

Kjo u bë e ditur nga zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi

” Gjithashtu, sot gjatë ditës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për të rinumëruar fletëvotimet e 185 vendvotimeve të rregullta, të cilat paraprakisht janë numëruar në Qendrat Komunale të Numërimit. Ky numër përbën 7.41% të vendvotimeve nga gjithsej 2,498 vendvotime të rregullta në të cilat është zhvilluar votimi më 7 qershor 2026. Rinumërimi i këtyre vendvotimeve do të fillojë të enjtën në mëngjes, më 18 qershor”.

“Kjo masë kontrolli është marrë nga KQZ për të adresuar problemet e evidentuara në disa nga Qendrat Komunale të Numërimit gjatë numërimit të votave të kandidatëve për deputetë nga zgjedhjet e dhjetorit të vitit të kaluar dhe ka për qëllim të sigurohet se numërimi është zhvilluar me saktësi “, tha ai,

KQZ

Më shumë nga Lajme

  • 23:55Shukri Buja: Turp për deputetët e opozitës!
  • 23:17Aksident mes një veture dhe një motoçiklete te Parku i Qytetit në Prishtinë
  • 23:17Haradinaj kritikon deputetët e PDK-së: Edhe këta u dashtë me i rrotullu e me i shti brenda Kuvendit
  • 23:13Përfundon protesta në sheshet e Prishtinës
  • 23:06Zhvillimi i protestës, Policia del me njoftim të ri