Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

KQZ-ja u mashtrua në zgjedhjet lokale nga kompania e taksive, OSHP-ja e fut në listë të zezë

GD
Gazeta Demos14 janar 2026 në 12:54
KQZ-ja u mashtrua në zgjedhjet lokale nga kompania e taksive, OSHP-ja e fut në listë të zezë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka dërguar në Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) kërkesë për diskualifikim dhe futje në listë të zezë të operatorit ekonomik “E Taxi Tesla” Sh.p.k, duke pretenduar se është mashtruar gjatë një aktiviteti të prokurimit publik.

Sipas vendimit , OSHP-ja ka aprovuar kërkesën e KQZ-së, duke diskualifikuar kompaninë nga pjesëmarrja në prokurim publik për një periudhë prej tre muajsh, nga 18 dhjetori 2025 deri më 17 mars 2026, në bazë të nenit 99 paragrafi 2 të Ligjit për prokurimin publik.

Rasti lidhet me aktivitetin e prokurimit për ofrimin e shërbimeve të auto-taksive për ditën e zgjedhjeve të 12 tetorit 2025 dhe rundin e dytë, ku KQZ-ja kishte për qëllim ta shpërblente këtë kompani me kontratë.

Sipas arsyetimit të KQZ-së, “E Taxi Tesla” Sh.p.k. nuk ka dorëzuar dokumentacionin e plotë të kërkuar për përshtatshmëri, konkretisht vërtetimin nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), edhe pse ishte kërkuar disa herë. Kompania kishte ngarkuar vetëm vërtetimin e gjykatës, duke mos iu përgjigjur fare kërkesave të tjera të autoritetit kontraktues.

KQZ-ja ka vlerësuar se kjo përbën shkelje të rregullores së prokurimit publik dhe ka kërkuar masa ndëshkuese, përfshirë diskualifikimin dhe ndalimin e përkohshëm nga prokurimi publik.

Vendimi i OSHP-së i hap rrugë vazhdimit të procedurës me operatorin e renditur në vendin e dytë, ndërsa kompania në fjalë përjashtohet përkohësisht nga garat publike.

Më shumë nga Lajme

  • 12:23“Cobra” rrah “Italianin” në Burgun e Sigurisë së Lartë
  • 12:19Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?
  • 12:14Kurti në Irlandë: Duam të hyjmë në NATO e BE, por fillimisht na duhet statusi i vendit kandidat
  • 12:12“Policia e Kosovës rreth 2 mijë ditë pa uniforma”, Haxhiu kërkon llogari nga Sveçla në Kuvend
  • 12:11“Çka është kjo punë?”, Sveçlës s’i mjaftojnë 3 minuta për përgjigje, Haxhiu: Më vjen keq, s’mundemi me e zgjatë