Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

KQZ-ja aprovon mbi 131 mijë aplikime të mërgatës për votim në zgjedhjet e 7 qershorit

GD
Gazeta Demos19 maj 2026 në 09:31
KQZ-ja aprovon mbi 131 mijë aplikime të mërgatës për votim në zgjedhjet e 7 qershorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka përmbyllur shqyrtimin e të gjitha aplikimeve për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, duke aprovuar mbi 131 mijë kërkesa për votim nga diaspora.

Sipas tKQZ-së, nga gjithsej 142,803 aplikime të pranuara, janë aprovuar 131,800, ndërsa 10,907 janë refuzuar dhe 96 janë anuluar.

Forma më e përzgjedhur e votimit, sipas njoftimit, mbetet ajo përmes postës.

“Nga 131,800 aplikime të aprovuara, 100,522 shtetas janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare jashtë Kosovës, 3,502 të tjerë për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë dhe 27,776 janë regjistruar për të votuar fizikisht në ndonjërën nga përfaqësitë diplomatike”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

KQZ ka bërë të ditur se votimi përmes postës do të nisë më 25 maj dhe do të zgjasë deri më 6 qershor.

Ndërkohë, më 6 qershor, një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve në Kosovë, do të organizohet votimi fizik në përfaqësitë diplomatike.

KQZ

Më shumë nga Lajme

  • 19:12Haki Abazi dorëzon kallëzim penal ndaj Kurtit në Prokurorinë Speciale: Pretendon tri vepra penale
  • 19:03“Zgjedhjet e reja më 27 dhjetor”? Ramadani ky është plani i Kurtit
  • 18:57Miftaraj: Nëse deri më 4 tetor nuk zgjedhet presidenti, Kosova kalon në anarki
  • 18:33Plagosja e dyfishtë në Shqipëri, identifikohet i dyshuari që shtiu në drejtim të dy shokëve
  • 18:27Cakolli thotë se konstituimi i Kuvendit po zvarritet për interesa elektorale, synohen zgjedhjet në janar