Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar për ecurinë e aktiviteteve që lidhen me numërimin e votave, pranimin e materialeve zgjedhore dhe verifikimin e fletëvotimeve të ardhura nga mërgata.
Sipas KQZ-së, aktualisht është duke u bërë pranimi i materialeve zgjedhore, si dhe skanimi i listave të votuesve. Qendrat Komunale të Numërimit që e kanë përmbyllur procesin e numërimit dhe verifikimit janë duke e dorëzuar materialin zgjedhor në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.
KQZ-ja ka sqaruar se skanimi i listave të votuesve po bëhet për të verifikuar nëse ndonjë votues ka votuar më shumë se një herë, përkatësisht në vendvotimin e rregullt dhe në atë me kusht.
