Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri në orën 18:00 kanë votuar 32.64 për qind e votuesve. Të dhënat janë përditësuar në ueb-faqen zyrtare të KQZ-së.
Këtu llogaritet pjesëmarrja nga vendvotimet e rregullta, ku nuk përfshihen vendvotimet me kusht, votimi i personave me nevoja të veçanta dhe me postë.
Qytetarët e Republikës së Kosovës ushtrojnë sot të drejtën kushtetuese të votës. Këto janë zgjedhjet e rregullta lokale, të cilat mbahen në 38 komuna të Kosovës.
Numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime, sipas të dhënave të KQZ-së është 2 milionë e 69 mijë e 98 votues. Prej tyre, nga jashtë Kosovës janë regjistruar për votim 43 mijë e 993 qytetarë me të drejtë vote.
