Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

KQZ: Aplikimi i subjekteve për certifikim deri më 30 nëntor – dorëzimi i emrave të kandidatëve për deputetë deri më 7 dhjetor

GD
Gazeta Demos22 nëntor 2025 në 15:35
KQZ: Aplikimi i subjekteve për certifikim deri më 30 nëntor – dorëzimi i emrave të kandidatëve për deputetë deri më 7 dhjetor

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përcaktuar dy afate të rëndësishme për subjektet politike që synojnë të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor të këtij viti.

Subjektet politike duhet që nga 24 nëntori deri më 30 nëntor të paraqesin aplikimin online për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje, ndërsa listat me emrat e kandidatëve për deputetë duhet të dorëzohen jo më vonë se 7 dhjetori.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka theksuar se institucioni ka vendosur të shkurtojë afatet kohore për t’u përshtatur me 37 ditët në dispozicion për organizimin e të gjithë procesit zgjedhor. Ky vendim përfshin afatet për aplikim dhe certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve.

“ Duke filluar nga data 24 nëntor dhe deri më 30 nëntor, subjektet duhet të dorëzojnë në KQZ, respektivisht në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar, aplikimin për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Formulari, i cili është i ngjashëm me të proceseve të kaluara zgjedhore, është i vendosur në platformën elektronike të KQZ-së dhe i njëjti duhet të plotësohet online ”, tha Elezi.

Gjithashtu, duke filluar nga 24 nëntori, subjektet politike – përfshirë partitë, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur – mund të dorëzojnë listat e kandidatëve për deputetë. KQZ u ka dhënë subjekteve politike një afat 2-javor për të plotësuar këto lista.

“Si në zgjedhjet e kaluara parlamentare dhe lokale, aplikimi do të bëhet online dhe të gjithë kandidatët do të verifikohen nëse plotësojnë kriteret ligjore për t’u certifikuar si kandidatë për deputetë”, tha Elezi.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare, të mbajtura më 9 shkurt të këtij viti, KQZ certifikoi 28 subjekte politike me gjithsej 1,279 kandidatë për deputetë.

KQZ

Më shumë nga Lajme

  • 15:43Rama pasi Sveçla u shpall fajtor: Ministri që duhet të garantojë sigurinë, dënohet nga drejtësia për përdorim të armës
  • 15:28Tentoi të trafikonte armë drejt Britanisë së Madhe, arrestohet 42-vjeçari në Rinas
  • 15:02Haxhiu i liron nga detyra 18 gjyqtarët serbë që kishin dhënë dorëheqje në 2022-tën
  • 14:53Ambasadori gjerman në LDK, Abdixhiku: Refuzimi i kandidatit që e propozuam ne është zhvillim i pafavorshëm për vendin
  • 14:47"Në pritje të drejtësisë", Bajraktari takohet me bashkëshorten e Jakup Krasniqit