Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatë mbledhje së sotme ka akredituar grupin e tretë me 276 vëzhgues për vëzhgimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor.
Organizatat ndërkombëtare të akredituara janë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Shqipërisë me pesë vëzhgues, dhe EU Election Expert Mission me shtatë vëzhgues.
Nga organizatat joqeveritare u akreditua Syri i Vizionit me 165 vëzhgues.
