Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kosovari kapet me 43 orë të padeklaruara në Kroaci, gjobitet me 6 mijë euro

GD
Gazeta Demos19 gusht 2026 në 08:03
Kosovari kapet me 43 orë të padeklaruara në Kroaci, gjobitet me 6 mijë euro

Zyrtarët doganorë të Zyrës Doganore Kufitare Karasoviçi kanë parandaluar tentativën për futjen e paligjshme të 43 orëve të dorës në territorin e Bashkimit Evropian.

Sipas mediave kroate, automjeti në të cilin u gjetën orët drejtohej nga një shtetas i Kosovës, i cili kishte leje qëndrimi në Kroaci.

“Gjatë zbatimit të masave të shtuara të kontrollit doganor në trafikun e udhëtarëve, në hyrje të territorit doganor të Bashkimit Evropian është kontrolluar një automjet me targa kroate, të cilin e drejtonte një shtetas i Republikës së Kosovës me leje qëndrimi në Republikën e Kroacisë”.

Gjatë kontrollit, zyrtarët doganorë zbuluan në një valixhe udhëtimi, të vendosur në ulësen e pasme të automjetit, 43 orë të dorës të padeklaruara dhe të markave të ndryshme.

“Gjatë kontrollit të automjetit, në një valixhe udhëtimi në ulësen e pasme janë gjetur 43 orë të dorës të padeklaruara, të markave të ndryshme”, njoftoi Administrata Doganore e Kroacisë.

Për shkeljen e kryer, drejtuesit të automjetit i është lëshuar urdhër kundërvajtës dhe i është shqiptuar gjobë në vlerë prej 6 mijë eurosh.

Përveç gjobës, autoritetet kroate kanë konfiskuar edhe mallrat që ishin objekt i kundërvajtjes.

Ndërkohë, rasti është duke u hetuar më tej, pasi ekziston dyshimi se orët mund të kenë pasur shenja të markave të mbrojtura tregtare të vendosura pa autorizimin e bartësve të të drejtave.

“Duke pasur parasysh dyshimin e bazuar se në mallrat në fjalë janë vendosur pa autorizim shenjat dalluese të markave të mbrojtura tregtare, përkatësisht pa miratimin e bartësve të të drejtave, procedura e mëtejshme është në zhvillim e sipër”, është thënë në njoftimin e Administratës Doganore.

padeklaruarakroacimijë

Të ngjashme

Mbi 50 mijë euro të padeklaruara kapen në Merdare, zbulohen në bagazhin e një autobusi

Mbi 50 mijë euro të padeklaruara kapen në Merdare, zbulohen në bagazhin e një autobusi

12:24
Dogana zbulon 50 mijë euro të fshehura në bagazhin e shoferit të autobusit të linjës Itali-Kosovë

Dogana zbulon 50 mijë euro të fshehura në bagazhin e shoferit të autobusit të linjës Itali-Kosovë

11:46
Dogana konfiskon mbi 13 mijë euro të padeklaruara në Hani të Elezit

Dogana konfiskon mbi 13 mijë euro të padeklaruara në Hani të Elezit

10:10
1.78 milionë euro për zjarrfikësit, tri komuna pajisen me automjete të reja

1.78 milionë euro për zjarrfikësit, tri komuna pajisen me automjete të reja

14:45

Më shumë nga Lajme

  • 09:17LDK-ja s`mori pjesë në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion ku u votua projektligji për Specialen
  • 09:16Uran Ismaili: Krejt Kosova po pret ligjin për UÇK-në, deputetët ta japin votën për drejtësi
  • 09:10Balje: Do ta përkrah ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara
  • 09:08Haxhiu arrin në Kuvend, nuk deklarohet për media
  • 09:03Humb jetën personi që u godit nga vetura pak ditë më parë në Prishtinë