Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Kosovare Murseli, ka vazhduar aktivitetet e saj elektorale, duke përcjellë mesazhe mbështetëse për kandidatin e PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza.
Përmes një postimi në facebook, Murseli ka deklaruar se Ferizaj ka dhënë sinjalin e fitores për zgjedhjet e 7 qershorit, duke theksuar se qytetarët do të zgjedhin zhvillimin, dinjitetin dhe një të ardhme më të mirë për vendin.
“Nga Ferizaj nisi zëri i fitores për gjithë Kosovën! Më 7 Qershor, bashkë me Bedri Hamzën dhe PDK-në, zgjedhim zhvillimin, dinjitetin dhe të ardhmen që meritojmë. Stop krizës. Ndrysho Kosovën!”, ka shkruar Murseli./GazetaDemos/
