Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kosova rreshtohet krah ShBA-së, MPJD: Qëndrojmë të vendosur kundër regjimit iranian

GD
Gazeta Demos28 shkurt 2026 në 13:14
Kosova rreshtohet krah ShBA-së, MPJD: Qëndrojmë të vendosur kundër regjimit iranian

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka reaguar pas sulmit ushtarak të ndërmarrë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaj regjimit të Ajatollahëve në Iran.

Në njoftimin e saj në Facebook, MPJD shkroi se regjimi iranian për dekada ka shtypur popullin e vet, ka destabilizuar rajonin dhe ka kërcënuar paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

Ministria shpreh mbështetje për qëndrimin e Presidentit amerikan Donald Trump në përpjekjet për të frenuar regjimet që, sipas saj, kërcënojnë popujt e lirë dhe stabilitetin global.

“Regjimet që shtypin qytetarët e tyre, që mbështesin dhunën ndaj vendeve demokratike dhe që kërcënojnë popuj të tjerë, nuk mund të jenë faktor paqeje. Liria, të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit janë vlera universale që meritojnë mbrojtje të palëkundur. Qëndrojmë të vendosur kundër regjimit iranian dhe në mbështetje të Presidentit Trump, duke u solidarizuar me popullin iranian për një të ardhme të lirë dhe demokratike”, shkruhet në njoftim.

MPJD

Më shumë nga Lajme

  • 14:28Përmbytje në Grand Canyon, një i vdekur dhe 15 të zhdukur
  • 14:12Haxhiu: Dakordimi i sotëm është një hap drejt tejkalimit të ngërçit
  • 14:00Osmani krah Sejdiut: Na priftë e mbara, për Republikën mbi të gjitha!
  • 13:59PDK anulon konferencën e thirrur për media
  • 13:55Abdixhiku tash kërkon që “pa vonesa” të konstituohet Kuvendi, të zgjidhet Qeveria dhe Bekim Sejdiu President