Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kosova renditet ndër vendet me përdorimin më të lartë të internetit për TV e video online në Ballkan

GD
Gazeta Demos27 gusht 2026 në 12:57
Kosova renditet ndër vendet me përdorimin më të lartë të internetit për TV e video online në Ballkan

Shqiptarët shohin më pak në Europë  TV dhe video online, interes vetëm për lojëra e lajme

Shqipëria është ndër vendet europiane ku interneti përdoret më pak për të parë televizion, filma apo video online. Sipas të dhënave më të fundit të Eurostat, vetëm 49.91% e përdoruesve shqiptarë të internetit kishin parë TV ose video përmes internetit në vitin 2024, kundrejt 78.75% mesatarisht në Bashkimin Europian.

Mes vendeve europiane për të cilat Eurostat publikon të dhëna, vetëm Rumania kishte një nivel më të ulët, me 43.99%. Pas Shqipërisë renditej Bullgaria me 55.07%, ndërsa në pjesën më të madhe të Europës streaming-u i videove është përdorur nga mbi dy të tretat e përdoruesve të internetit.

Hendeku i Shqipërisë me mesataren e BE-së arrin në gati 29 pikë përqindjeje. Diferenca është e madhe edhe me vendet që kryesojnë Europën. Në Holandë, 96.07% e përdoruesve të internetit shikonin TV ose video online, në Finlandë 95.77%, në Norvegji 94% dhe në Qipro 93.88%. Sipas Eurostat, streaming-u i TV-së dhe videove ishte aktiviteti kulturor online më i përhapur në BE gjatë vitit 2024.

Shqipëria mbetet pas edhe Ballkanit

Diferenca është e fortë edhe me pjesën tjetër të Ballkanit Perëndimor. Në Malin e Zi, 81.92% e përdoruesve të internetit shikonin TV ose video online, në Kosovë 80.02%, në Serbi 78.43% dhe në Maqedoninë e Veriut 74.13%.

Edhe Bosnjë-Hercegovina, me 65.33%, kishte një përdorim dukshëm më të lartë se Shqipëria. Brenda rajonit, përqindja shqiptare ishte kështu më e ulëta dhe rreth 32 pikë përqindjeje poshtë Malit të Zi.

Pozicioni ndryshon kur bëhet fjalë për leximin e lajmeve në internet. Në vitin 2025, 73.27% e përdoruesve shqiptarë të internetit lexonin faqe lajmesh, gazeta ose revista online, një nivel pak më i lartë se mesatarja e BE-së prej 70.81%.

Megjithatë, Shqipëria mbetej pas shumicës së vendeve të Ballkanit Perëndimor. Mali i Zi kishte nivelin më të lartë në rajon, me 86.39%, i ndjekur nga Serbia me 83.82%, Bosnjë-Hercegovina me 82.92% dhe Kosova me 77.62%. Maqedonia e Veriut ishte më poshtë Shqipërisë, me 67.66%.

Në BE, Çekia kryesonte për leximin e lajmeve online, me 92.02% të përdoruesve të internetit, ndërsa Finlanda ishte në 91.38% dhe Qipro në 91.15%. Eurostat vëren se leximi i lajmeve ishte aktiviteti i dytë kulturor më i përhapur online pas videove.

Edhe muzika online përdoret më pak se në BE

Në dëgjimin apo shkarkimin e muzikës përmes internetit, Shqipëria gjithashtu mbetet nën mesataren europiane. Në vitin 2024, 54.26% e përdoruesve shqiptarë të internetit përdornin internetin për muzikë, kundrejt 64.97% në BE.

Në Ballkan, Kosova kishte nivelin më të lartë, me 65.70%, pak mbi mesataren e BE-së. Maqedonia e Veriut ishte në 58.43%, Shqipëria në 54.26%, Mali i Zi në 46.95% dhe Bosnjë-Hercegovina në 42.22%.

Serbia kishte nivelin më të ulët në rajon për këtë aktivitet, me vetëm 30.19%.

Në vendet europiane ku konsumi digjital është më i zhvilluar, përqindjet janë shumë më të larta. Norvegjia ishte në 82.26%, Irlanda në 82.08%, Suedia në 81.52% dhe Danimarka në 81.46%.

Për lojërat, Shqipëria më pranë mesatares

Diferenca me Europën është më e vogël në përdorimin e internetit për të luajtur ose shkarkuar lojëra. Në Shqipëri, 28.05% e përdoruesve të internetit e përdornin atë për këtë qëllim në 2024, përkundrejt 33.70% në BE.

Në Ballkanin Perëndimor, Kosova kishte përqindjen më të lartë, me 32.52%, e ndjekur nga Shqipëria me 28.05%, Maqedonia e Veriut me 26.11%, Serbia me 25.84% dhe Mali i Zi me 23.63%. Bosnjë-Hercegovina kishte nivelin më të ulët, me 16.80%.

Në BE, lojërat mbeten aktiviteti kulturor online më pak i përdorur nga katër kategoritë që analizon Eurostat. Danimarka kishte nivelin më të lartë, me 51.84%, ndërsa Holanda ishte në 50.35%.

Të dhënat e Eurostat u referohen personave të moshës 16-74 vjeç që kishin përdorur internetin gjatë tre muajve përpara anketës. Për shikimin e TV-së dhe videove, muzikën dhe lojërat, të dhënat më të fundit janë të vitit 2024, ndërsa për leximin e lajmeve online janë të vitit 2025.

Në BE po rriten edhe pagesat për përmbajtjen kulturore

Konsumi kulturor online nuk kufizohet më vetëm te përdorimi falas. Sipas Eurostat, në vitin 2025 39% e përdoruesve të internetit në BE kishin blerë online shërbime kulturore, një nivel që përfaqësonte 37% të gjithë popullsisë së Bashkimit Europian. Pesha e abonimeve me pagesë u rrit me më shumë se 3 pikë përqindjeje brenda një viti.

Abonimet për filma, seriale ose transmetime sportive ishin forma më e zakonshme e pagesës, të përdorura nga 33% e përdoruesve të internetit. Blerja online e biletave për eventekulturore ose aktivitete të tjera arrinte në 29%, ndërsa 23% paguanin abonime për shërbime muzikore. Vetëm 6% kishin abonime në shërbimet streaming të lojërave.

Irlanda, Holanda dhe Danimarka janë ndër vendet ku pagesat për kulturën online janë më të përhapura. Në Irlandë, 64% e përdoruesve të internetit kishin abonim me pagesë për filma, seriale ose sport, në Danimarkë 61%, në Holandë 59% dhe në Suedi 54%. Në anën tjetër, Rumania dhe Bullgaria kishin ndër nivelet më të ulëta të blerjeve kulturore online në BE. Edhe për biletat e eventeve diferencat janë të mëdha: 52% e përdoruesve në Irlandë kishin blerë bileta online, ndërsa në Holandë dhe Danimarkë përqindja ishte 48%.

Në tetë vende të tjera të BE-së, mes tyre Greqia, më shumë se një e treta e përdoruesve kishin bërë një blerje të tillë. Mosha, arsimi dhe vendbanimi ndikojnë ndjeshëm edhe te gatishmëria për të paguar. Personat 25-34 vjeç janë grupi që blen më shpesh shërbime kulturore në internet, ndërsa banorët e qyteteve paguajnë dukshëm më shumë për bileta dhe abonime muzikore sesa ata që jetojnë në zonat rurale.

Në qytete, 34% kishin blerë bileta online për evente, kundrejt 23% në zonat rurale, ndërsa për abonimet muzikore raporti ishte 27% kundrejt 18%.

Të dhënat e Eurostat bazohen në anketën vjetore për përdorimin e teknologjisë së informacionit nga familjet dhe individët dhe përfshijnë personat e moshës 16-74 vjeç që kishin përdorur internetin gjatë tre muajve para anketës.

Për shikimin e videove, dëgjimin e muzikës dhe lojërat, të dhënat më të fundit janë të vitit 2024, ndërsa për leximin e lajmeve dhe shumicën e blerjeve kulturore online janë të vitit 2025.

internetitvideoonline

Të ngjashme

‘‘Mirëmëngjesi Kosovë’’, Rrahmani ndan video të oxhakëve të KEK’ut – re tymi ‘mbulojnë’ qiellin

‘‘Mirëmëngjesi Kosovë’’, Rrahmani ndan video të oxhakëve të KEK’ut – re tymi ‘mbulojnë’ qiellin

10:48

Më shumë nga Lajme

  • 13:32Dyshimet për dhunim në burgun e Dubravës, Nikqi: Është inicuar rasti për tre persona
  • 13:26Akuzat e VV-së për transfere bankare në Britani, deklarohet Përparim Rama
  • 13:21Tragjedi në familjen shqiptare në ShBA: Tre fëmijë vdesin nga zjarri që kaploi shtëpinë e tyre
  • 13:15ILMI RAMADANI – NJERIU QË LIGJËRONTE ME HESHTJE
  • 12:44Vuçiq pretendon se tashmë ka çuar fjalë te amerikanët për çështjen e Urës së Ibrit