Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

​Kosova pret avancim të marrëveshjeve rajonale nga samiti i Procesit të Berlinit në Mal të Zi

GD
Gazeta Demos21 tetor 2026 në 20:04
​Kosova pret avancim të marrëveshjeve rajonale nga samiti i Procesit të Berlinit në Mal të Zi

Liderë dhe përfaqësues të lartë të vendeve evropiane dhe institucioneve ndërkombëtare do të mblidhen më 22 tetor në Mal të Zi, në kuadër të samitit të Procesit të Berlinit. Në këtë takim pritet të marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, krahas liderëve të tjerë të rajonit.

Nga ky samit, në Kosovë presin shtyrjen përpara të marrëveshjeve rajonale që kanë mbetur të bllokuara, si dhe avancimin e bashkëpunimit ekonomik dhe politik ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Deputetja nga Lëvizja Vetëvendosje, Liza Gashi, thotë për KosovaPress se Procesi i Berlinit është i rëndësishëm për Kosovën, pasi synon ndërtimin e fqinjësisë së mirë dhe adresimin e sfidave konkrete në rajon.

Ajo shton se Kosova ka proceduar të gjitha marrëveshjet e Procesit të Berlinit, ndërsa ka përmendur edhe miratimin e tri protokolleve të CEFTA-s, që lidhen me lehtësimin e tregtisë dhe zgjerimin e tregtisë së shërbimeve.

“Kosova ka procedu tutje me pesë marrëveshjet e Procesit të Berlinit, por ka miratuar edhe tre protokollet e CEFTA-s, duke përfshirë tregtinë e lirë, tregtinë e shërbimeve. Në këtë drejtim, Kosova ka procedu tutje me të gjitha marrëveshjet e Procesit të Berlinit, por edhe disa prej vendimeve që janë pezulluese në kuadër të CEFTA-s do të procedojë tutje…. Ky proces është gjithmonë i mirëpritur në Kosovë, pasi ne synojmë që, përmes Procesit të Berlinit, të ndërtojmë fqinjësi të mirë dhe të adresojmë sfidat reale që i kemi në terren. Ky samit i ri i Procesit të Berlinit, e para është të shtyjë përpara të gjitha marrëveshjet që janë të bllokuara nga shtetet e tjera, por edhe të kontribuojë në kuadër të marrëveshjeve të reja eventuale që mund të jenë me benefit për rajonin”, tha ajo.

Megjithatë, deputetja e mazhorancës ka theksuar se zbatimi i marrëveshjeve rajonale vazhdon të përballet me pengesa, duke përmendur, sipas saj, moszbatimin e disa marrëveshjeve nga Serbia dhe ngecjen e procesit të njohjes së letërnjoftimeve dhe lëvizjes së lirë në raport me Bosnjë e Hercegovinën.

“Sa i përket pengesave të vazhdueshme që i kemi në kuadër të implementimit të marrëveshjeve, ju e dini se kemi shtete në rajon, me fokus te ai serb, i cili vazhdon të mos i implementojë disa marrëveshje. Por e kemi edhe palën boshnjake, e cila refuzon të vazhdojë tutje me procesin e njohjes së ID-kartelave, lëvizjes së lirë”, theksoi Gashi.

Ndërkohë, nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, në një përgjigje për KosovaPress, kanë theksuar rëndësinë e Procesit të Berlinit për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe mbështetjen e integrimit evropian të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Sipas ambasadës, synimi i Gjermanisë është që të gjithë partnerët e rajonit të afrohen më shumë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, përmes lidhjeve më të forta rajonale, lëvizjes më të lirë dhe bashkëpunimit më të ngushtë praktik.

“Procesi i Berlinit është një platformë kyçe politike për forcimin e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe për mbështetjen e integrimit të rajonit në Bashkimin Evropian. Objektivi i qartë i Gjermanisë është që të gjashtë partnerët e Ballkanit Perëndimor të afrohen më shumë drejt anëtarësimit në BE. Procesi i Berlinit synon të sjellë përmirësime konkrete për qytetarët e rajonit, për shembull përmes lidhjeve më të forta rajonale, lëvizjes më të lirë dhe bashkëpunimit më të ngushtë praktik”, thuhet në përgjigjen e ambasadës gjermane.

KosovaPress ka pyetur edhe Qeverinë e Kosovës nëse do të ketë marrëveshje të reja që pritet të arrihen në samitin e nesërm, mirëpo nga kjo e fundit nuk kanë kthyer përgjigje.

Samiti zhvillohet në një kohë kur zbatimi i marrëveshjeve ekzistuese, lëvizja e lirë dhe thellimi i bashkëpunimit ekonomik mbeten ndër çështjet kryesore në rrugën e integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor.

Vitin e kaluar, samiti i Procesit të Berlinit u mbajt në Londër, nën kryesimin e Mbretërisë së Bashkuar. Sipas përfundimeve zyrtare të samitit, vëmendja u përqendrua në integrimin ekonomik, rajonal, sigurinë, marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe afrimin me BE-në.

Procesi i Berlinit është iniciuar në vitin 2014 nga Gjermania, si një nismë për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor: Kosovës, Shqipërisë, Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Bosnjë e Hercegovinës. Samiti i parë u mbajt në Berlin më 28 gusht 2014

berlinitprocesitkosova

Të ngjashme

Kos e Merz në Budvë në kuadër të Procesit të Berlinit, të ftuar edhe Kurti e Rama

Kos e Merz në Budvë në kuadër të Procesit të Berlinit, të ftuar edhe Kurti e Rama

17:15
Kurti në Mal Të Zi  takon  komisioneren Marta Kos: Kosova kërkon hapa konkretë drejt integrimit evropian

Kurti në Mal Të Zi takon komisioneren Marta Kos: Kosova kërkon hapa konkretë drejt integrimit evropian

19:51
Ekstradohet nga Kosova për në Suedi një person i kërkuar me urdhërarrest

Ekstradohet nga Kosova për në Suedi një person i kërkuar me urdhërarrest

16:00
Kajtazi: Kosova do duhej të reagonte para shpalljes së aktgjykimit

Kajtazi: Kosova do duhej të reagonte para shpalljes së aktgjykimit

21:41

Më shumë nga Lajme

  • 21:13Pacientja me kancer vdes, Renesansa: Mungesa e terapisë për 4 muaj, i solli metastaza të reja në tru
  • 21:08Sami Lushtaku tregon se a ka aspirata për kryetar të PDK-së
  • 21:04Parashikimi i motit gjatë dimrit – çfarë pritet në Ballkan dhe Evropë?
  • 21:02Raportimet se u shitën prona me çmim nga 4 euro metri katrorë, Hykmete Bajrami: Veç shihni çfarë bëjnë
  • 21:02Protestuesit hedhin molotov drejt Kryeministrisë