Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kosova jashtë FARA-s amerikane, pa kontratë lobimi për gati dy vjet

GD
Gazeta Demos1 shkurt 2026 në 12:16
Kosova jashtë FARA-s amerikane, pa kontratë lobimi për gati dy vjet

Në mungesë të lobimit zyrtar në Shtetet e Bashkuara, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u shfaq muajt e fundit si një ndër figurat më aktive në arenën ndërkombëtare. Pjesëmarrja e saj në ceremoninë e nënshkrimit të Kartës së Bordit të Paqes për Gazën dhe takimet me presidentin amerikan, Donald Trump – me shtrëngime duarsh dhe biseda vesh më vesh – kapën vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Vendi me rreth 1.5 milion banorë tregoi se diplomacia aktive mund ta mbajë atë të dukshëm.

“Është një nismë historike, me një vizion të qartë: për të sjellë më shumë paqe dhe siguri në botë”, tha Osmani pasi nënshkroi Kartën e Bordit të Paqes më 22 janar.

Kjo nismë nuk u prit pa dilema. Demokraci si Franca dhe Gjermania e refuzuan pjesëmarrjen në të, duke paralajmëruar se ajo mund të dobësojë rolin e OKB-së dhe të hapë derën për figura si presidenti rus, Vladimir Putin.

Edhe në Kosovë, reagimet ishin të ndara: për disa, pjesëmarrja është një hap drejt rritjes së peshës ndërkombëtare të vendit, për të tjerë – një rreshtim i rrezikshëm përkrah regjimeve autoritare, përfshirë Bjellorusinë.

Kështu, debati rreth Bordit të Paqes la në hije një çështje tjetër thelbësore: mungesën e lobimit shtetëror të Kosovës në SHBA.

Donika Emini, njohëse e zhvillimeve politike, thotë se Kosova, për gati dy vjet, ka pasur shumë pak zëra aktivë në Uashington – jo për mungesë temash, por për mungesë strukture. Vendi nuk ka asnjë kontratë aktive lobimi në regjistrin e Agjentëve të Huaj të Departamentit të Drejtësisë amerikane, të njohur si FARA, që nga qershori i vitit 2024. Kjo, pavarësisht se lobimi i tillë i lejon çdo shteti të huaj të tentojë të ndikojë ligjërisht në politikat e SHBA-së.

Sipas Eminit, mungesa e këtij mekanizmi e dobëson aftësinë e Kosovës për të komunikuar interesat e saj, sepse, siç thotë, angazhimi individual i një zyrtari nuk mund ta zëvendësojë një strukturë profesionale lobimi – veçanërisht në SHBA.

“Është realisht shqetësuese, për faktin se SHBA-ja nuk funksionon si Bashkimi Evropian. Me vendet e BE-së, me vetë Brukselin, mund t’i menaxhosh marrëdhëniet bilaterale vetë, përmes kanaleve zyrtare, përfaqësuesve të shtetit. Në SHBA funksionon ajo platformë [FARA] dhe ajo mundësi, sepse gjithçka bëhet përmes lobimit. Asgjë nuk është rastësore”, thotë Emini, nga Grupi Këshillues për Politikat e Ballkanit në Evropë, për programin Expose të Radios Evropa e Lirë.

Më shumë nga Lajme

  • 22:22Trainkos-i i Rizvanollit vizitë zyrtare në Serbi për riparim vagonësh, marrin masa ndaj punëtorit që tregoi publikisht
  • 22:13Gushti mbyllet me javë të nxehtë, temperaturat deri në 36 gradë Celsius
  • 21:46Serbia dhe Rusia shtojnë propagandën për Kosovën, ekspertët: Synimi është kontrolli mbi komunitetin serb
  • 21:46Gjykata amerikane rrëzon pezullimin e vizave për 75 shtete – edhe Kosova ishte në listë
  • 21:26Vrasja e dyfishtë në Dukagjin, rëndohet gjendja e të plagosurit