Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kosova i kërkon BE-së presion që Serbia të zbatojë Deklaratën për të Zhdukurit

GD
Gazeta Demos4 gusht 2026 në 16:39
Kosova i kërkon BE-së presion që Serbia të zbatojë Deklaratën për të Zhdukurit

Kryenegociatori i Republikës së Kosovës, Agron Bajrami, ka bërë të ditur se i ka përcjellë zyrtarisht Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sørensen, shqetësimet e Kosovës lidhur me zhvillimet e fundit që kanë të bëjnë me personat e zhdukur nga lufta e viteve 1998-1999.

Përmes një postimi në platformën X, Bajrami tha se i ka kërkuar Bashkimit Evropian të sigurojë që Serbia t’i zbatojë plotësisht obligimet e marra në kuadër të Deklaratës për Personat e Zhdukur.

Sipas tij, këto obligime përfshijnë qasje të pakufizuar në arkivat relevante, si dhe mbrojtje për të gjithë ata që ofrojnë informacione që mund të ndihmojnë në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.

“Kam kërkuar nga BE-ja të sigurojë që Serbia t’i zbatojë plotësisht obligimet e saj sipas Deklaratës për Personat e Zhdukur, duke përfshirë qasje të pakufizuar në arkiva dhe mbrojtje për ata që dalin përpara me informacione”, ka shkruar Bajrami transmeton Telegrafi.

Ai ka theksuar se familjet e personave të zhdukur kanë pritur për një kohë tepër të gjatë për të mësuar të vërtetën.

“Familjet kanë pritur shumë gjatë për të vërtetën”, është shprehur Kryenegociatori i Kosovës.

Çështja e personave të zhdukur mbetet një nga temat kryesore në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndërsa Deklarata për Personat e Zhdukur, e dakorduar në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian, parasheh bashkëpunim për zbardhjen e fatit të personave që ende figurojnë të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë.

Ndryshe Prokuroria Speciale e Kosovës ka konfirmuar se në fshatin Kalludër e Vogël janë gjetur mbetje mortore me origjinë njerëzore.

Ndërsa ndërkaq në fshatin Jabukë të kësaj komune, sipas ministrit në detyrë për Punë të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, janë zbuluar mbetjet mortore të të paktën katër personave dhe tash është identifikuar edhe një vend i tretë.

zhdukurserbiazbatojë

Të ngjashme

Stradner: Serbia nxit tensione me Kosovën, OSBE të mos mblidhet në Serbi

Stradner: Serbia nxit tensione me Kosovën, OSBE të mos mblidhet në Serbi

13:50
Sveçla: Serbia ka mbetur e njejta nga viti 98-99

Sveçla: Serbia ka mbetur e njejta nga viti 98-99

19:43

Më shumë nga Lajme

  • 18:09BE-ja sërish kërkon pezullimin e rrënimeve pranë liqenit të Ujmanit
  • 18:04Pasi u regjistrua si deputet, flet Musliu: Do të mundohem t'ia jap hakun këtij amaneti
  • 17:42KEDS njofton për punime në rrjet, këto zona mund të mbesin pa rrymë dy ditët në vijim
  • 17:35Rama nis pushimet në jug të vendit
  • 17:30LBK: Mos i kërcënoni prodhuesit vendorë – Mjaft më me qasje që dëmtojnë besimin ndaj prodhuesve tanë