Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se në zgjedhjet e reja kjo parti garon e vetme, derisa theksoi se kandidat për kryeministër do të jetë Ardian Gjini, aktualisht kryetar i Gjakovës.
Ai tha se Gjini ka çka i ofron vendit, ndërsa theksoi ofertën serioze të këtij subjekti politik.
“Mandatar i AAK-së është kryetari i Gjakovës, por edhe kandidat për kryetar të partisë. Do të jem pjesë e listës. Ardiani ka çka i ofron Kosovës, është një ofertë serioze e Aleancës”, deklaroi Haradinaj para fillimit të seancës së sotme të Kuvendit.
