Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kos uron Kurtin për fitoren në zgjedhje, kërkon kompromis nga partitë në Kosovë

GD
Gazeta Demos8 qershor 2026 në 09:32
Kos uron Kurtin për fitoren në zgjedhje, kërkon kompromis nga partitë në Kosovë

Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka bërë thirrje për unitet politik dhe kompromis në Kosovë, duke theksuar se stabiliteti institucional është kyç për avancimin e vendit drejt Bashkimit Evropian.

Kos, në një postim në platformën sociale amerikane X ka uruar Kurtin për fitoren në zgjedhjet.

“Që Kosova të përparojë në rrugën e saj drejt BE-së, forcat politike tani duhet të bashkohen dhe të gjejnë kompromise për të ndërtuar stabilitet institucional. Pres me padurim të kthehem në Kosovë sa më shpejt të jetë e mundur për të përshpejtuar punën për integrimin e Kosovës në BE dhe për të vazhduar punën për financimin e Planit të Rritjes”, ka theksuar Kos.

Sipas numërimit të 99,40 për qind të votave preliminare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Lëvizja Vetëvendosje doli partia e parë me 42,92 për qind të votave. E dyta u rendit Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 21,06 për qind, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mori 17,61 për qind.

Marta Kos

Më shumë nga Lajme

  • 20:22Aleksandar Vuçiq jep dorëheqjen si president i Serbisë
  • 20:16Shqipëria bën rokadën, e ndërron ambasadorin në Kosovë
  • 20:15Aktori Vedat Bajrami fton qytetarët në protestën e 1 tetorit: Bashkë për çlirimtarët
  • 20:05Raportohet se është mbajtur takimi Kurti-Hamza
  • 20:04Konkursi për prokurorë të rinj, vetëm 3 serbë aplikuan pasi KPK-ja shtyu afatin