Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

​Kos: Siguria e Evropës varet nga stabiliteti në Ballkan, rajonin duhet ta pranojmë në BE

GD
Gazeta Demos12 maj 2026 në 18:59
​Kos: Siguria e Evropës varet nga stabiliteti në Ballkan, rajonin duhet ta pranojmë në BE

Komisionerja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos tha të martën se siguria e Evropës është e lidhur ngushtë me stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe se Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra praktike për ta afruar rajonin ku bën pjesë edhe Kosova, më shpejt me strukturat evropiane.

Ajo bëri këtë koment pas takimit të parë ministror të ministrave të Jashtëm të Grupit të Miqve të Ballkanit Perëndimor, që u mbajt në Bratisllavë të Sllovakisë

“Siguria e Evropës është shumë e lidhur me stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Prandaj duhet të gjejmë mënyra praktike për ta afruar rajonin me Bashkimin Evropian. Nga e kaluara e dimë se vetëm dy vende të Ballkanit Perëndimor janë anëtare të BE-së: Kroacia dhe Sllovenia. Prandaj duhet të bëjmë më shumë dhe kjo ishte në qendër të diskutimit tonë sot, si mund ta arrijmë këtë”, tha Kos, raporton Kosovapress.

Ajo tha se BE-ja nuk mund të lejojë që boshllëqet e sigurisë të rriten në fqinjësinë e saj, teksa shtoi se në këtë situatë gjeopolitike “të çmendur”, për herë të parë ka forca të jashtme destabilizuese që duan ta shohin BE-në dhe vendet aspiruese të dështojnë në procesin e anëtarësimit dhe se ato forca mund të ndërhyjnë dhe t’i përdorin “këto vende kundër nesh”.

“Me Shqipërinë kemi hapur të gjithë kapitujt dhe shpresojmë të ecim drejt mbylljes së tyre sa më shpejt të jetë e mundur. Maqedonia e Veriut kohët e fundit ka përshpejtuar ritmin e reformave, por ambicia jonë është që i gjithë rajoni të ecë përpara. Sepse në fund të fundit, të gjithë partnerët e Ballkanit Perëndimor i përkasin Bashkimit Evropian si anëtarë të barabartë, me të drejta dhe përgjegjësi të plota, të bazuara në harmonizim të plotë me ligjet dhe vlerat e BE-së”, tha Kos.

Ndërsa, ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Juraj Blanar tha se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë mundësi të përfitojnë nga mbështetja financiare dhe integruese e Bashkimit Evropian për t’u përballur me sfidat si migrimi i të rinjve drejt BE-së dhe nevojat për zhvillim ekonomik.

Ai përmendi Shqipërinë dhe Malin e Zi si dy shembuj pozitivë që duhet ndjekur të gjitha vendet tjera të rajonit në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Ne mendojmë se vende si Sllovakia, Mali i Zi dhe Shqipëria mund të jenë shembull pozitiv për të gjithë popujt e Ballkanit Perëndimor se është e mundur të arrihet kjo. Ne e mbështetëm Shqipërinë në rrugën e saj, sepse është shumë, shumë e motivuar dhe kjo është prioriteti i saj, por ata ende kanë punë për të bërë”, tha ai.

Grupi i Miqve të Ballkanit Perëndimor përfshin Austrinë, Kroacinë, Greqinë, Çekinë, Sllovakinë, Italinë dhe Slloveninë.

Në takimin në Bratislavë morën pjesë gjithashtu përfaqësues të Shqipërisë, Bosnje dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Kosovës.

Kosova ka aplikuar në dhjetor të vitit 2022 për statusin e vendit kandidat në BE. Për këtë, ende nuk ka ndonjë vendim nga Brukseli.

Komisionerja Evropiane për Zgjerim

Më shumë nga Lajme

  • 09:34Maqedonasi i shkon në shtëpi gruas në Podujevë, ia kanos babain
  • 09:21MINT publikon çmimet: Kaq kushton litri i naftës sot
  • 08:53Policia bastisë një lokal në Deçan, sekuestrohet armë automatike e fishekë – arrestohen 3 persona
  • 08:24Vdes i mituri në QKUK, ra nga objekti para një jave në Prizren
  • 08:19“Qe dy vjet s’ka mbikëqyrje”, Hoxhaj: Partia në pushtet po do t’i ikë kontrollit parlamentare