Shteti shqiptar po shënon një tjetër moment të rëndësishëm në procesin e integrimit në Bashkimin e Evropian, ku sot në Bruksel, ajo po hap grupkapitullin e fundit të negociatave, në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri- BE.
Komisionerja Marta Kos, gjatë një konference për media, tha se Shqipëria është shembulli më i mirë i fuqisë transformuese të zgjerimit, teksa shtoi se vendi është frymëzim për shumë të tjerë në Ballkanin Perëndimor.
“Sot është një ditë e veçantë, jo vetëm për Shqipërinë që përmbyllë, apo që hap të gjithë grupkapitujt, por edhe për Bashkimin Evropian, sepse sot tregon se BE-ja ofron rezultate dhe mund të mbështetemi te Shqipëria në të ardhmen. Ky sukses nuk do të ishte i mundur pa angazhimin maksimum të Shqipërisë, dhe nga angazhimi i fortë i të gjitha shteteve anëtare”, u shpreh Kos.
