Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kos dënon deklaratën e ministres serbe për “spastrimin etnik”: Në Evropë nuk ka vend për një retorikë të tillë

GD
Gazeta Demos14 korrik 2026 në 20:16
Kos dënon deklaratën e ministres serbe për “spastrimin etnik”: Në Evropë nuk ka vend për një retorikë të tillë

Komisionerja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka reaguar ndaj deklaratës së ministres së Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale të Serbisë, Snezhana Paunoviq, e cila tha se do të kryente “spastrim etnik” në Kosovë po të kishte fuqinë që kishte Sllobodan Millosheviqi gjatë luftës.

Në një konferencë për media në Bruksel, pas mbylljes së dy kapitujve të negociatave të anëtarësimit me Malin e Zi, Kos u pyet nëse Komisioni Evropian vazhdon të qëndrojë pas vlerësimit pozitiv për Serbinë sa i përket angazhimit të saj në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën.

Komisionerja evropiane u shpreh se deklarata të tilla janë të papranueshme dhe bien ndesh me vlerat mbi të cilat është ndërtuar Bashkimi Evropian.

“Mund të ketë vetëm zero tolerancë për deklarata të tilla çfarë kemi dëgjuar. Dhe nuk ka vend në Evropë për retorikën që justifikon, avokon apo glorifikon spastrimin etnik. Unë jam personalisht e tronditur se kjo fare duhet të thuhet në këtë situatë. Deklarata të tilla janë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me vlerat dhe dinjitetin njerëzor, pajtimin e nevojshëm, llogaridhënien dhe raportet e mira ndërfqinjësore mbi të cilat është ndërtuar BE-ja, e pa të cilat procesi i anëtarësimit nuk mund të ndodhë”, tha Kos.

Ajo shtoi se retorika e tillë bie ndesh edhe me obligimet që Serbia ka marrë në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

“Këto janë edhe në kundërshtim me obligimet e Serbisë nga dialogu i lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e raporteve me Kosovën. Unë vetëm mund të supozoj se këto janë qëndrime të një ministreje dhe nuk paraqesin qëndrimin e Qeverisë së Serbisë. Presim nga liderët politikë që të veprojnë me përgjegjësi, të përmbahen nga gjuha nxitëse dhe të kontribuojnë për ndërtimin e besimit, pajtimit dhe stabilitetit në rajon”, deklaroi Kos.

BE

Më shumë nga Lajme

  • 11:43Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjyqësore në Kaçanik
  • 11:25MPJ e Shqipërisë i reagon Zelenskyt për deklaratat kundër pavarësisë së Kosovës në Beograd: Qëndrojmë fort para sovranitetit të saj
  • 11:08Gazeta zvicerane “20 Minuten” raporton incidentin në Kuvend: Deputetja opozitare gjuan me vezë Albin Kurtin
  • 11:03Ky është mjeku Rrahman Maxharraj që u aksidentua dje në Prishtinë
  • 10:31Serbi kontrollohet në Bërnjak, i gjendet sprej, shufër metalike e imitim arme