Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kontrolle të shtuara në kufi, Policia konfiskon armë e dhjetëra fishekë në katër raste të ndara

GD
Gazeta Demos13 korrik 2026 në 10:16
Kontrolle të shtuara në kufi, Policia konfiskon armë e dhjetëra fishekë në katër raste të ndara

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë katër rasteve të ndara në rajonin e Pejës dhe Istogut ka konfiskuar armë dhe municion nga disa persona, pas kontrolleve të kryera në automjetet e tyre.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, këto kontrolle janë zhvilluar në intervale të ndryshme kohore gjatë së dielës nga njësitet e Departamentit të Policisë Kufitare.

Në rastin e parë, në Istog, njësiti policor gjatë patrullimit ka ndaluar një automjet me targa vendore, në të cilin ndodheshin dy persona meshkuj kosovarë.

“Gjatë kontrollit tek njëri nga personat është gjetur dhe konfiskuar një armë – pistoletë dhe 32 copë fishekë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Po ashtu në Istog, gjatë kontrollit të një automjeti tjetër, një personi i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 10 copë fishekë.

Një rast tjetër është raportuar në bjeshkët e Istogut, ku gjatë patrullimit policia ka ndaluar një automjet me targa vendore, në të cilin ndodheshin katër persona meshkuj kosovarë. Gjatë kontrollit, tek njëri prej tyre është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 14 fishekë.

Ndërkohë, në Pejë, gjatë patrullimit policia ka ndaluar një automjet me targa vendore, të cilin e drejtonte një i dyshuar mashkull kosovar. Gjatë kontrollit, atij i është gjetur dhe konfiskuar një pushkë ajrore, së bashku me dy kuti diabolla, për të cilën nuk posedonte leje valide.

Në të katër rastet, me urdhër të prokurorit, rastet janë proceduar në procedurë të rregullt.

Më shumë nga Lajme

  • 18:08Theu xhamin e supermarketit dhe vodhi kasën me para, arrestohet 32-vjeçari në Vlorë
  • 18:06“40 milionë e 611 mijë e 855 euro” – Gërvalla me detaje tregon sa i kushtoi buxhetit të Kosovës mbrojtja e krerëve të UÇK-së në Hagë
  • 18:03Labinot Rexha proteston në Gjenevë me familjen: “Zëri ynë nuk do të heshtë”
  • 18:00Këta janë folësit në natën e 12-të të protestës ‘’Jo në emrin tim’’
  • 17:29Ahmeti: Ata që luftuan për lirinë e Kosovës nuk mund të gjykohen mbi akuza të ndërtuara nga Beogradi e Moska