Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Konstituohet Bordi i Korporatës për Ruajtjen e Energjisë, synohet zvogëlimi i importit

GD
Gazeta Demos14 tetor 2026 në 16:31
Konstituohet Bordi i Korporatës për Ruajtjen e Energjisë, synohet zvogëlimi i importit

Kosova do të ketë një ndërmarrje të re publike për ruajtjen e energjisë elektrike, e cila do të mundësojë grumbullimin e tepricave të energjisë dhe shfrytëzimin e tyre në periudhat kur kërkesa është më e lartë.

Korporata për Ruajtjen e Energjisë (KRE Sh.A.) do të ketë në pronësi dhe do të operojë sistemin e baterive në Istog, me fuqi prej 125 megavatësh.

Ministria e Ekonomisë ka mbajtur takimin e parë konstituiv të Bordit të Korporatës për Ruajtjen e Energjisë të mërkurën, ku morën pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, si dhe përfaqësues të institucioneve të përfshira në realizimin e projektit.

Kurti tha se themelimi i kësaj korporate i shton sistemit energjetik të Kosovës një kapacitet që deri më tani i ka munguar, duke theksuar se investimi do të ndikojë edhe në zvogëlimin e nevojës për import të energjisë elektrike.

“…Programi kompakt ka vlerën prej 236.7 milionë dollarë, me ç’rast 202 milionë dollarë janë grand nga SHBA dhe 34.7 milion janë kontribut nga Qeveria e Republikës. KRE do të ketë pronësi dhe do të operojë bateritë në Istog, me fuqi prej 125 megavat. Bashkë me sistemin prej 90 megavatorësh të KOSTT-it në Ferizaj, vendi ynë do të ketë 340 megavat orë kapacitet të ri në ruajtjen e energjisë. Kështu zvogëlojmë nevojën për importe…”, tha ai.

Ndërkaq, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, bëri të ditur se dy kompani amerikane kanë dorëzuar oferta për projektimin dhe ndërtimin e sistemit të baterive.

Sipas saj, punimet planifikohet të nisin vitin e ardhshëm dhe të përfundojnë në vitin 2028.

Ajo theksoi se, përveç investimit në infrastrukturë, projekti synon të krijojë edhe kapacitete profesionale për menaxhimin e teknologjisë së ruajtjes së energjisë.

Drejtori i Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC), Rinor Gjonbalaj, tha se konstituimi i bordit shënon fillimin e një faze të re, gjatë së cilës fokusi duhet të jetë ndërtimi i një ndërmarrjeje publike profesionale dhe financiarisht të qëndrueshme.

Ndërsa, drejtoresha ekzekutive e MCA Kosova, Florina Duli-Sefaj, theksoi se bordi i ri do të ketë përgjegjësinë e ndërtimit të strukturave dhe kapaciteteve të nevojshme për funksionimin e korporatës.

energjisëruajtjenkorporatës

Më shumë nga Lajme

  • 17:27Rama paralajmëron padi për shpifje ndaj deputetit të VV-së
  • 17:27Protestuesit hapin dyert dhe godasin me gurë godinën e Ministrisë së Financave
  • 17:26Çka thotë dosja e Prokurorisë në rastin e Gani Gecit me Lirim Mehmetajn?
  • 17:26AGK-ja mirëpret masën ndaj Gani Gecit
  • 17:00Deputetja italiane: Stabiliteti në Kosovë i brishtë, prania e NATO-s thelbësore