Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Konomi sqaron deklaratën që nxiti reagime: Nuk e krahasova protestën me luftën në Kosovë, kërkoj ndjesë nëse kam lënduar dikë

GD
Gazeta Demos20 tetor 2026 në 21:13
Konomi sqaron deklaratën që nxiti reagime: Nuk e krahasova protestën me luftën në Kosovë, kërkoj ndjesë nëse kam lënduar dikë

Deklarata e gazetarit Arjan Konomi, e dhënë  dje gjatë një lidhjeje të drejtpërdrejtë për emisionin “Gazeta” në Kanal10, shkaktoi reagime të shumta në opinion.

Sot, në emisionin “Politiko”, Konomi dha sqarimet e tij, duke thënë se në momentin e deklaratës ishte i tronditur nga ajo që kishte përjetuar gjatë protestës.

Ai theksoi se lidhja nuk ishte e planifikuar dhe se krahasimin e kishte përdorur si një figurë shprehëse për të përshkruar dramacitetin e situatës, e jo për ta krahasuar protestën me luftën në Kosovë.

“Kur ndodhi intervista, unë isha në një moment të tronditur. Qëlloi rastësisht, nuk ishte intervistë e planifikuar. Kameramani u tregua i sjellshëm, më dha diçka për t’i shpëlarë sytë dhe pastaj më thanë: ‘A ta bëjmë një lidhje?’. Thashë, pse jo? Ishte një shok i madh protesta”, deklaroi Konomi.

Ai shpjegoi se kishte përdorur eufemizëm dhe ekzagjerim për ta bërë më të kuptueshme situatën që kishte përjetuar.

“Unë përdora eufemizëm, që do të thotë ta bëjmë një krahasim duke e ekzagjeruar pak, për ta shpjeguar dramacitetin dhe situatën. Normalisht, i kam parë edhe unë reagimet. Ajo që është absurde është të mendosh se unë mund ta krahasoj këtë me luftën në Kosovë”, tha ai.

Konomi kërkoi ndjesë ndaj kujtdo që mund të jetë ndier i lënduar nga deklarata e tij, duke insistuar se nuk kishte për qëllim të cenonte ndjenjat e askujt.

“Nëse dikush është lënduar, unë i kërkoj ndjesë, sepse nuk kam asnjë qëllim ta lëndoj askënd. Por unë e kisha fjalën për protestën, jo për luftën e Kosovës”, u shpreh gazetari.

Ai përmendi gjithashtu përvojat e tij gjatë protestave në Kosovë, duke theksuar se ka qenë pjesë e protestave me kryeministrin e tanishëm, Albin Kurtin dhe Bujar Dugollin, si dhe ka marrë pjesë në protesta të përditshme gjatë majit të vitit 1998.

“Kam qenë në protesta me Albin Kurtin dhe Bujar Dugollin. Kam qenë në protesta në orën 12:00 çdo ditë, në maj të vitit 1998. Kam qenë edhe në Prizren. Kam rrezikuar rëndë në Gjakovë. Po të mos më kishte fshehur kryetari Ardian Gjini, nuk e di ku do të kisha përfunduar”, deklaroi Konami.

Në fund, gazetari theksoi se nuk e relativizon gjenocidin, dhunën dhe masakrat e kryera nga forcat serbe në Kosovë. Ai rikujtoi edhe angazhimin e tij në mediat italiane për çështjen e Kosovës dhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

“Unë nuk e krahasoj gjenocidin, dhunën dhe masakrat që janë bërë nga serbët. Kam qenë i pari në Itali, i pari që kemi bërë artikull për UÇK-në se nuk është terroriste”, përfundoi ai.

konomiprotestënluftën

Më shumë nga Lajme

  • 22:17ShBA në KS të OKB-së: Trump admiron Kosovën dhe Serbinë, dëshiron paqe, stabilitet e prosperitet
  • 22:13Konjufca në OKB: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së përmban gabime, presim korrigjimin në apel
  • 22:0218-vjeçari në Ferizaj kapet me pistoletë dhe marihuanë
  • 21:53Konjufca: Serbia vrau 12 mijë shqiptarë në Kosovë
  • 21:49Aksident zinxhiror me pesë vetura në rrugën Ferizaj–Shtime