Glauk Konjufca, ka uruar besimtarët ortodoksë për festën e Pashkëve, duke u shprehur urime të sinqerta për shëndet, paqe dhe mirëqenie.

Ai theksoi se kjo festë e shenjtë, që simbolizon ringjalljen dhe shpresën, na kujton vlerat e sakrificës dhe ripërtëritjes shpirtërore.

Konjufca shtoi se Pashkët forcojnë solidaritetin, mirëkuptimin dhe kujdesin për njëri-tjetrin, duke shpresuar që kjo ditë të sjellë qetësi shpirtërore dhe besim në një të ardhme më të drejtë.