Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Konjufca: UNMIK ka kryer mandatin në vendin tonë, Kosova e gatshme të kontribuojë për stabilitet në vende tjera të botës

GD
Gazeta Demos9 prill 2026 në 17:18
Konjufca: UNMIK ka kryer mandatin në vendin tonë, Kosova e gatshme të kontribuojë për stabilitet në vende tjera të botës

Kryediplomati i Kosovës, Glauk Konjufca, në Këshillin e Sigurimit të OKB’së tha se mandati i UNMIK është kryer tashmë në Kosovë dhe se Kombet e Bashkuara resurset e tyre t’i përdorin në vende të tjera ku ka kriza e konflikte.

Ai tha se Kosova ka arritur normalitetin e saj dhe duke përmendur anëtarësimin në Bordin e Paqes, Konjufca tha se vendi është i gatshëm të kontribuojë në vendosjen e stabilitetit në vende të tjera të botës.

“Mandati i UNMIK është kryer dhe që stafi dhe resurset e Kombeve të Bashkuara do të përdoreshin më mirë gjetiu për të trajtuar kriza të tjera e konflikte të tjera. Kosova tashmë është vend demokratik i pavarur dhe sovran që ka arritur normalitetin dhe funksionalitetin, një standard i mjaftueshëm që UNMIK tashmë të largohet. Si rezultat i angazhimit tonë në Bordin e Paqes të krijuar nga Presidenti Trump me partnerë të tjerë, Kosova është e gatshme të kontribuojë në stabilitet edhe në pjesë të tjera të botës siç mund të jetë forca ndërkombëtare për Gazën që është mandatuar nga rezoluta e këtij Këshilli”, tha Konjufca,

Ai shtoi se tashmë fokusi s’duhet të jetë të mbajtja e Kombeve të Bashkuara në Kosovë përmes UNMIK’ut, por te pranimi i Kosovës në Kombet e Bashkuara.

“UNMIK të transformohet në një zyre që do të lehtësonte anëtarësimin e Kosovës në OKB”.

Para kësaj, Konjufca përmendi sulmin terrorist të Banjskës më 2023 dhe tha se Republika e Kosovës sikurse BE-ja e NATO kanë bërë thirrje të vazhdueshme për llogaridhënie për këto tri vite.

“Beogradi i ka trajnuar dhe tani i mbron terroristët kryesorë të këtij sulmi, përfshirë edhe Milan Radouçiq, që në kohën e sulmit ka qenë nënkryetar i Listës Srpska, të mbështetur nga Beogradi. Nuk mund t’i besojmë Serbisë, nuk mund të presim t’i normalizojmë marrëdhëniet pa llogaridhënie të qartë e garanci për ndalim të agresionit”.

Përkundër gjithë këtyre sfidave, Konjufca tha se Kosova është njohur nga katër anëtarë të OKB’së, ndërsa iu bëri thirrje anëtarëve të tjerë të Kombeve të Bashkuara që “pa vonesë të njohin Kosovën si shtet sovran e të pavarur”.

Glauk Konjufca

Më shumë nga Lajme

  • 08:57Dita 5: Sheshi “Skënderbeu” pret edhe sonte protestuesit
  • 08:52Kurti: Shqiptarët në Amerikë po e ruajnë identitetin dhe gjuhën shqipe
  • 08:32Ukshini: Për katërshen e UÇK-së, Kosova duhet ta marrë përvojën e kroatëve
  • 08:16Maratona sot bllokon disa rrugë në Prishtinë e Fushë-Kosovë
  • 08:05Moti: Paradite me diell, pasdite priten reshje shiu