Glauk Konjufca, kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se në Pejë dhe Gjakovë nuk ka bërë fushatë elektorale në ditën e rundit të dytë të zgjedhjeve lokale.
Për Klan Kosovën, ai ka deklaruar se vizita e tij në këto qytete dhe takimet me kandidatët për kryetarë të komunave nga LVV-ja janë krejtësisht normale.
“Kjo nuk ka lidhje me fushatë zgjedhore, është thjesht një vizitë për të ndarë kohë me strukturat tona dhe me të gjithë ata që kanë qenë të angazhuar në këtë proces zgjedhor, për t’i falënderuar në një atmosferë shumë të mirë zgjedhore që ka ndodhur”.
