Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, priti sot në takim ambasadorin e Posaçëm të Sulltanatit të Omanit me rang ministri, Sh.T. Shejh Abdulaziz bin Abdullah Al-Hinai.
Sipas njoftimit për media në takim u diskutua lidhur me mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit bilateral, veçanërisht në fushën e ekonomisë, investimeve dhe thellimin e marrëdhënieve diplomatike.
“Gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Sulltanatit të Omanit, si dhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit bilateral, veçanërisht në fushën e ekonomisë, investimeve dhe thellimin e marrëdhënieve diplomatike. Zëvendëskryeministri Konjufca vlerësoi marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy vendeve dhe theksoi rëndësinë e forcimit të dialogut politik dhe krijimit të mundësive të reja për bashkëpunim me Sulltanatin e Omanit”, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës
