Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin francez Olivier Guerot

GD
Gazeta Demos24 gusht 2026 në 18:48
Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin francez Olivier Guerot

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim lamtumirës Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot.

Gjatë takimit, Konjufca e ka falënderuar ambasadorin Guérot për angazhimin dhe kontributin e tij gjatë mandatit në Kosovë, si dhe për bashkëpunimin e afërt në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Francës.

Konjufca ka vlerësuar gjithashtu rolin e Francës si shtet mik dhe partner i Kosovës, duke theksuar mbështetjen franceze në proceset e rëndësishme të shtetndërtimit, integrimit evropian dhe fuqizimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Në fund të takimit, Konjufca i ka uruar ambasadorit Guérot suksese në angazhimet e tij të ardhshme dhe ka shprehur përkushtimin e Kosovës për të vazhduar thellimin e bashkëpunimit me Francën në fushat me interes të përbashkët.

konjufcaambasadorintakim

Të ngjashme

Konjufca takon homologun norvegjez, diskutojnë për integrimin evropian dhe sigurinë në Ballkan

Konjufca takon homologun norvegjez, diskutojnë për integrimin evropian dhe sigurinë në Ballkan

16:25
Konjufca në Varshavë: Integrimi i Kosovës, pjesë e forcimit të sigurisë së vetë Evropës

Konjufca në Varshavë: Integrimi i Kosovës, pjesë e forcimit të sigurisë së vetë Evropës

15:17

Më shumë nga Lajme

  • 08:05Haradinaj: Rreth 700 milionë dollarë u shfrytëzuan kundër Thaçit dhe të tjerëve
  • 08:04Termokos nis sot sezonin e ngrohjes për mbi 25 mijë konsumatorë në Prishtinë
  • 07:40Sot mblidhet Kuvendi, këto janë pikat që do të shqyrtohen në seancë
  • 07:38KEDS njofton: Këto vende do të mbesin pa rrymë
  • 07:24Diell dhe vranësira, parashikimi i motit