Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme LIVE

Konjufca përfaqëson Kosovën sonte në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

GD
Gazeta Demos20 tetor 2026 në 18:24
Konjufca përfaqëson Kosovën sonte në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, sot do ta përfaqësojë Kosovën në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), ku do të shqyrtohet raporti i fundit për zhvillimet në vend.

Mbledhja pritet të fillojë në orën 21:00, sipas kohës së Kosovës, ndërsa në fokus do të jenë zhvillimet politike dhe gjendja e sigurisë gjatë gjashtë muajve të fundit.

Në fillim të mbledhjes, përfaqësuesi special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe shefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), Peter Due, pritet të prezantojë raportin e fundit për Kosovën, i cili përfshin periudhën nga 16 marsi deri më 15 shtator të këtij viti.

Pritet të shihet nëse Konjufca do ta kundërshtojë para ambasadorëve të fuqive të mëdha, anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit, dënimin e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Gjykata Speciale.

Më 16 shtator, Konjufca kishte marrë pjesë në seancën gjyqësore, në të cilën shkalla e parë e Gjykatës Speciale i dënoi Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin me gjithsej 81 vjet burgim.

Pas seancës, ai e kishte cilësuar vendimin si një gjykim të tmerrshëm për Kosovën dhe luftën çlirimtare, duke e kundërshtuar atë.

“E vlerësojmë si një gjykim të tmerrshëm për Kosovën, për popullin tonë, për luftën tonë çlirimtare. Populli i Kosovës vet e ka përjetuar luftën dhe e di se çfarë është lufta çlirimtare e Kosovës dhe ne e dimë që nuk ka pasur kurrfarë mekanizmi kriminal për ta cenuar asnjë popullatë brenda Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nuk mund të gjesh kurrfarë programi, kurrfarë qëllimi brenda UÇK-së me këto të cilat po pretendon gjykata. Është një vendim vërtetë i trishtueshëm, i pa drejtë, i pamerituar për katërshen udhëheqëse të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Është vërtetë diçka për të cilën do të jetë një dëm shumë i madh edhe për narracionin tonë edhe për shtetin e Kosovës”, kishte thënë Konjufca.

Ndërkohë, në fillim të këtij muaji, Konjufca është emëruar kryesues i Grupit Punues për hartimin dhe harmonizimin e strategjisë shtetërore lidhur me procedurat e Apelit para Dhomave të Specializuara në Hagë.

Kjo është hera e dytë që Konjufca përfaqëson Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Ai kishte marrë pjesë edhe në mbledhjen për Kosovën më 9 prill 2026.

kosovënkonjufcasigurimit

Të ngjashme

Këshilli i Sigurimit i OKB-së diskuton sot për Kosovën, në fokus situata e sigurisë dhe bllokada institucionale

Këshilli i Sigurimit i OKB-së diskuton sot për Kosovën, në fokus situata e sigurisë dhe bllokada institucionale

07:38
​Kamberi: Politikanët serbë vazhdojnë të ëndërrojnë rikthimin e kontrollit mbi Kosovën

​Kamberi: Politikanët serbë vazhdojnë të ëndërrojnë rikthimin e kontrollit mbi Kosovën

17:08
Kamberi për politikanët serbë: Kanë një shpresë imagjinare për ta rikthyer kontrollin mbi Kosovën

Kamberi për politikanët serbë: Kanë një shpresë imagjinare për ta rikthyer kontrollin mbi Kosovën

08:01

Më shumë nga Lajme

  • 19:10Kaq kosovar u larguan nga vendi brenda këtyre 5 viteve
  • 19:02Ishte i dehur, qytetari gjendet i shtrirë në sheshin Skënderbej. Afrohet policia dhe qytetarët i vijnë në ndihmë
  • 18:57Aksident në Fier, një person përfundon në spital
  • 18:55Kaos në Tiranë, policia ndjek me makina në rrugë protestuesit
  • 18:54Syla i OVL UÇK: Jemi ndier të fyer që Kurti s’na ftoi në grupin që po e harton strategjinë për Specialen