Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Konjufca nga Tirana: Të financojmë mësues të gjuhës shqipe në vendet ku kemi diasporë

GD
Gazeta Demos14 prill 2026 në 14:51
Konjufca nga Tirana: Të financojmë mësues të gjuhës shqipe në vendet ku kemi diasporë

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, ka hedhur një propozim gjatë “Samitit të Diasporës” të mbajtur sot në Tiranë, duke theksuar nevojën për një qasje të re dhe të përbashkët në ruajtjen e identitetit kulturor dhe gjuhësor të shqiptarëve jashtë vendit.

Sipas tij, një ndër arritjet më të mëdha do të ishte dërgimi i një numri të konsiderueshëm mësuesish të gjuhës shqipe në 5 vende ku është e përqendruar më së shumti diaspora shqiptare, të cilët duhet të financohen nga Kosova dhe Shqipëria.

Po ashtu, ai tha se zhvilloi një takim me homologun shqiptar Ferit Hoxha dhe janë shqyrtuar disa objektiva strategjikë që pritet të konkretizohen në vitet në vijim.

“ Patëm një takim shumë të mirë me Hoxha. I shqyrtuam disa qëllime të përbashkëta që pritet t’i konkretizojmë në vitet që vijnë. Arritja më e madhe do të ishte sikur së bashku me Shqipërinë, të dërgonim një numër të madh të mësimëdhënësve që financiarisht mbulohen nga Republika e Shqipërisë dhe Kosovës. Do ishin me qindra mësimdhënës që mirëmbajnë gjuhën shqipe në ato shtete ku është e përqendruar mërgata jonë. Deri më tash kjo ka qenë vullnetare e organizuar nga mërgata jonë. Konsideroj se numri i fëmijëve tanë është i vogël, që e ndjekin shkollën shqipe, nuk besoj se i kalon 10 për qind. Kjo s’duhet të jetë vetëm pjesë e familjes, por e shteteve tona. Kemi nevojë ta ngremë në një nivel të ri. Dimensioni i dytë shumë me rëndësi është rijetëzimi i mërgatës, duhet të krijojmë ombrella të përbashkëta të shoqatave dhe organizatave ”, u shpreh ai, raporton A2

Glauk Konjufca

Më shumë nga Lajme

  • 18:41E rëndë: Ky është 20-vjeçari që humbi jetën në aksidentin tragjik në Lutogllav të Prizrenit
  • 18:4010 ditë afat për t’i evituar zgjedhjet, PDK e gatshme t’i ‘‘përshtatë’’ qëndrimet për Presidentin, VV deklarativisht për ‘‘emër konsensual’’
  • 18:39Behrami: Gjykata Speciale i konsideron viktimat e pretenduara të UÇK-së si kundërshtarë të pavarësisë
  • 18:37Shqiptarët në Mulhouse të Francës protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale
  • 18:36Aksident trafiku në Shtërpcë, pesë persona lëndohen