Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Konjufca mandatar, Abdixhiku: S’është fundi i botës të thuhet s’i kemi numrat, çdo vonesë taktikë politike

GD
Gazeta Demos5 nëntor 2025 në 13:17
Konjufca mandatar, Abdixhiku: S’është fundi i botës të thuhet s’i kemi numrat, çdo vonesë taktikë politike

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku në konferencë për media ka qenë se mandatari për Kryeministër, Glauk Konjufca dhe Lëvizja Vetëvendosje duhet të jenë të sinqertë me veten që nuk i kanë numrat.

Ai tha se çdo përpjekje për të zvarritur këtë proces bëhet për kalkulime elektorale, ndërsa shtoi se s’është fundi i botës po të thonë se s’i kanë numrat.

“Glauk Konjufca me mandatar të trashëguar, duhet të jetë i sinqertë me veten më shumë se Kryetari i tij dhe të konstatoj se nuk ka shumicë. Çdo përpjekje për të zvarritur këtë proces për kalkulime elektorale janë përpjekje të një pushteti që disi nuk e lëshon dot karrigen e vet.

Kjo sjellje është pak edhe marre politike e një gjenerate të re që duhet të tregoj dinjitet dhe respekt ndaj qytretarëve. Nuk është fundi i botës të thuhet s’kemi shumicë. Sa ma heret që Konjufca e ndërpret konsumimin e ditëve, aq më shpejt zgjidhet kriza”, tha Abdixhiku në konferencë për media.

Kryetari Abdixhiku bëri thirrje që të sillen të përgjegjshëm dhe theksoi se zgjidhja e vetme janë zgjedhjet.

“Sot për fund, pas refuzimeve, pas 8 muajve bllokadë, LDK bën thirrje që të sillemi vetëm një herë të përgjegjshëm. Zgjidhja e vetme fatkeqsisht zgjedhjet. Çdo vonesë është taktikë politike”, tha ai.

Më shumë nga Lajme

  • 18:57“Rrobat lahen, po turpi?” – Kyeziu-Hyseni reagon ndaj Kadrijajt
  • 18:38Zelensky s’e njeh Kosovën, Bilalli: Kosova e Shqipëria s’duhet të rrinë duarkryq në diplomaci
  • 18:18Detaje nga vrasja në Korçë: 20-vjeçari u vra nga shoku i tij, autori me precedentë penalë
  • 18:13​Pushues nga Kosova drejt Shqipërisë, në pikën kufitare të Morinit mbi 41 mijë hyrje për 12 orë
  • 18:06Selmanaj dhe Gashi kritikojnë bllokadën institucionale: Kosova nuk ka nevojë për një tjetër betejë mes nesh