Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Konjufca: Lajçaku na e vendosi në shpinë kushtin e Asociacionit për anëtarësim në KiE

GD
Gazeta Demos16 prill 2026 në 17:54
Konjufca: Lajçaku na e vendosi në shpinë kushtin e Asociacionit për anëtarësim në KiE

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, ka kritikuar ish-emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, duke thënë se ai ia ka vendosur Kosovës kushtin e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe për anëtarësim në Këshill të Evropës.

“Mendoj se ne na ka mbetur diçka peng, një gjë e vendosur nga një person i cili në mënyrë të palavdishme dha dorëheqje, z. Lajçak. Ai na ka pas vendosur në shpinë diçka që ne nuk na takon…Në Këshill të Evropës s’ka pasur konditë që me themelu Asociacionin, këtë na e ka qitur në shpinë Lajçaku në mënyrë jomeritore për të mos thënë të pandershme, edhe këtë term bën ta përdorim në rastin e tij. A hiqet kjo? Duhet të na ndihmojnë miqtë tanë për ta hequr. Se vetëm një konditë elementare ka qenë për anëtarësim në Këshillin e Evropës, ka qenë çështja e Manastirit të Deçanit”, tha Konjufca në konferencë për media, pas takimit në Prishtinë me homologun belg Maxime Prevot.

Lajçak dha dorëheqje nga pozita e këshilltarit të kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico, pasi emri i tij u përmend në dosjen e të dënuarit për krime seksuale me të mitura, Jeffrey Epstein.

Diplomati sllovak kishte qenë emisar i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi nga prilli i vitit 2020 deri në fund të janarit të vitit 2025.

Në vend të tij më 1 shkurt të vitit të kaluar pozitën e emisarit e mori diplomati danez Peter Sorensen.

Glauk Konjufca

Më shumë nga Lajme

  • 08:19Trump: SHBA-ja ka “sasi masive” municionesh
  • 08:05Nga sot nisin kontrollet në gjithë zinxhirin e tregtimit të qumështit dhe produkteve të tij
  • 08:04Nxehtësi ekstreme, ndizet “alarm i kuq” në 27 qytete në Itali
  • 07:52KEDS del me njoftim: Këto vende do të mbesin pa rrymë
  • 07:48Sot protestë para Parlamentit, kjo është arsyeja