Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Konjufca: Kosova dhe Shqipëria me politikë të jashtme të koordinuar dhe rrugë të përbashkët euroatlantike

GD
Gazeta Demos31 maj 2026 në 13:13
Konjufca: Kosova dhe Shqipëria me politikë të jashtme të koordinuar dhe rrugë të përbashkët euroatlantike

Gjatë një takimi zyrtar me ministrin e jashtëm të Shqipërisë, Ferit Hoxha, Konjufca u shpreh se takimet mes dy palëve janë “vëllazërore, të rregullta dhe të përhershme”, duke nënvizuar se Kosova dhe Shqipëria ndajnë të njëjtat objektiva shtetërore dhe kombëtare.

“Takimet tona gjithmonë janë vëllazërore, së pari. Takimet tona janë të rregullta dhe të përhershme. Me shtetin shqiptar ne kemi komunikim të vazhdueshëm lidhur me objektivat tona të përbashkëta shtetërore e kombëtare. Të koordinosh politikën e jashtme mes dy shteteve si Kosova dhe Shqipëria është gjëja më e lehtë sepse ne përfaqësojmë interesat e të njëjtit komb, prandaj edhe politika jonë e jashtme është një politikë e jashtme unike. Orientimet strategjike ka vlerat perëndimore dhe rruga euroatlantike është përcaktim i kombit shqiptar dhe në këtë rrugëtim vendet tona janë gjithmonë përkrah njëra-tjetrës. E shfrytëzoj rastin ta përgëzoj ministrin Cakaj për arritjet e Shqipërisë në procesin e integrimit drejt Bashkimit Evropian. Tash, në ditët e sotme, situata ka ndryshuar prej 10 viteve më përpara, pikërisht për shkak të transformimeve të mëdha të Republikës së Shqipërisë”, tha Konjufca, raporton EO .

Konjufca vlerësoi gjithashtu progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian, duke përgëzuar autoritetet shqiptare për arritjet e deritanishme.

Ai u shpreh se sipas vlerësimeve që, siç tha ai, vijnë edhe nga zyrtarë evropianë, Shqipëria ndodhet pranë anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe mund të bëhet pjesë e tij brenda dy deri në tre vjet.

“Të gjithë zyrtarët edhe evropianë, të cilët po i takoj edhe vetë, po thonë që Shqipëria është e dyta në radhë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kjo është një arritje shumë e madhe, zoti ministër, të përgëzoj edhe ty sepse për shumë vite ke qenë edhe atje në kryeqytetin e Bashkimit Evropian dhe e ke bërë punën ashtu siç është më së miri. Në këto hapat e fundit jemi besimplotë që Shqipëria do të jetë anëtare e Bashkimit Evropian brenda dy apo tri vitesh. Kjo do të jetë një arritje historike jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë kombin shqiptar, ashtu siç e kemi përshëndetur edhe siç ishte një hap gjigant edhe hyrja e Shqipërisë në NATO”, tha Konjufca.

Më shumë nga Lajme

  • 11:19PDK dorëzon në Kuvend Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara
  • 11:08Koci kundër Gjykatës Speciale: Nuk mund të gjykohet vetëm njëra palë e luftës
  • 10:53Gjykata cakton seancën ndaj Muharrem Ibrajt për krime lufte, i kërkohet të dorëzohet
  • 10:52Për një javë në Ferizaj, pezullohen 20 patentëshoferë për shkelje të rënda në trafik
  • 10:40PDK thërret konferencë të jashtëzakonshme