Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Konjufca i reagon Osmanit pasi deklaroi se “Kurti me orë të tëra me Vuçiqin dhe Lajçakun në një dhomë”

GD
Gazeta Demos13 maj 2026 në 20:58
Konjufca i reagon Osmanit pasi deklaroi se “Kurti me orë të tëra me Vuçiqin dhe Lajçakun në një dhomë”

Kandidati i Lëvizja Vetëvendosje për deputet, Glauk Konjufca, i ka reaguar deklaratës së presidentes Vjosa Osmani, e cila tha se Albin Kurti kishte qëndruar për orë të tëra në një dhomë me presidentin serb Aleksandar Vučić dhe ish-kryenegociatorin europian Miroslav Lajčák.

Konjufca tha se bëhet fjalë për dhomën e negociatave në Bruksel.

“Ajo është dhoma e Brukselit e negociatave, normalisht që rrihet me orë të tëra. Çka është duke ndodh tash është se Osmani po dëshiron me i përdorë dy tema, Amerika edhe Serbia. Ajo po don me mbrojt Amerikën prej Albin Kurtit, si dhe me frikësu popullin me Serbinë. Po, sikur PDK-ja dhe LDK-ja qysh i kanë humb zgjedhjet me këto dy tema, do t’i humbin sërish .” – tha ajo.

Ndërkohë, Osmani ka zbuluar publikisht një çështje që, sipas saj, nuk e kishte bërë të ditur gjatë kohës sa ishte presidente.

Ajo deklaroi se Kurti, Vuçiqi dhe Lajçaku kishin qëndruar të mbyllur për një kohë të gjatë në një dhomë, duke shtuar se nuk është informuar për përmbajtjen e atyre diskutimeve.

Osmani këtë temë e ngriti pas kritikave nga mbështetës të LVV-së për një takim ku, përveç saj, kishte marrë pjesë edhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjurić.

“Sot, një vit pas, po më thonë: ‘Çfarë ke folur ti aty?’ Pyetja nuk është çka kam folur unë në një takim ku kanë qenë dhjetëra njerëz. Pyetja është çka ka folur ai vetëm me Vuçiqin dhe Lajçakun në një dhomë. Askush tjetër nuk ka qenë aty dhe kanë qëndruar kogja gjatë. Çka kanë folur? A e dini ju? Mua s’më kanë treguar. Parlamentin e keni pasur. A ju ka treguar juve si opozitë ndonjëherë? Kurrë”, deklaroi Osmani.

Ajo shtoi se posedon transkriptin dhe incizimin e asaj që ka diskutuar vetë në takim, duke paralajmëruar publikimin e tyre, si dhe kërkesën për formimin e një komisioni hetimor parlamentar në legjislaturën e ardhshme për të sqaruar përmbajtjen e bisedimeve mes Kurtit, Vuçiqit dhe Lajçakut.

VV

Më shumë nga Lajme

  • 21:30Zyra për Media e PDK-së sqaron komunikatën: Deputetëve iu shpreh mirënjohje, sepse shumica e tyre nuk janë pjesë e Kryesisë
  • 21:29Zemaj kritikon Kurtin: Një president me vlera nuk do ta lejonte një Albin të tillë
  • 21:26DASH vlerëson aktivitetet e Ambasadës së Kosovës në Washington për 250 vjetorin e pavarësisë së SHBA
  • 21:19Ibrahim Berisha reagon pasi emri i tij u përfol si kandidat i mundshëm për president
  • 21:16Rënia e lindjeve në Zvicër: Çfarë kërkojnë qytetarët për të pasur më shumë fëmijë?