Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Konjufca godet UNMIK-un për Gjykatën Speciale, Amerika kërkon takim Kurti-Vuçiq: Çka u tha në Këshillin e Sigurimit?

GD
Gazeta Demos9 prill 2026 në 18:24
Konjufca godet UNMIK-un për Gjykatën Speciale, Amerika kërkon takim Kurti-Vuçiq: Çka u tha në Këshillin e Sigurimit?

Është mbajtur mbledhja e Këshillit të Sigurimit në OKB.

Ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, ia përmendi Serbisë Banjskën, dhe faktin që terroristët po mbrohen në Beograd.

“Raporti pamjaftueshëm përmend rastin në Banjskë në shtator 2023, që mbetet shqetësim i madh për ne. Kosova, si BE-ja si NATO, kanë bërë thirrje për themelimin e llogaridhënies për këto tri vite, Beogradi i ka trajnuar, e tani i mbron kryesit e këtij akti terrorist, duke përfshirë Milan Radoiçiq që në kohën e sulmit ka qenë nënkryetar i Listës Serbe, të mbështetur nga Beogradi. Nuk mund t’i besojmë Serbisë, nuk mund të normalizojmë marrëdhëniet pa llogaridhënie, e garanci për ndalim të agresionit. Po të ishte më i balancuar raporti i UNMIK-ut, do të fliste për gjithë rajonin, qasjen autoritare e destruktive të Beogradit”, tha ai.

Konjufca goditi UNMIK-un duke thënë se Gjykata Speciale nuk është krijim i rezolutës 1244.

“Zgjerim i tepruar i autoritetit raportues të UNMIK-ut. Gjykata Speciale nuk janë krijim nga rezoluta 1244, nuk janë krijuar nga Këshilli, mos nxirrni autoritet aty, dhe ato nuk i përkasin UNMIK-ut. Specialja është krijuar me amendament kushtetues të miratuar nga Kuvendi i Kosovës. Baza ligjore rrjedh nga një letërkëmbim mes Kosovës dhe BE-së. Ato janë produkt i rendit sovran të Kosovës. Dhomat e Specializuara duhet t’i raportojnë Kuvendit të Kosoëvs, ngjashëm prania e EULEX-it bazohet në marrëveshjen mes BE-së dhe Kosovës. Duhet të kuptohet në atë kornizë. Përpjekjet për të paraqitur institucionet e Kosovës si status neutral, apo në kornizën e OKB-së janë të papranueshme”, tha Konjufca.

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Këshill të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Tammy Bruce, ka thënë se rruga e vetme përpara mes Kosovës dhe Serbisë, është dialogu.

Ajo tha se Trump pret që Kurti e Vuçiq të ulin temperaturën.

“Rruga e vetme përpara është normalizimi. Presidenti Trump dhe amerikanët po dëgjojnë me kujdes që ju të zotoheni qartë për të punuar dhe për të prosperuar së bashku. Shpresojmë që kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiq, të dyja palët të ulin temperaturën dhe do të bëjnë deeskalim e do të ulen në tavolinë, do të punojmë për së afërmi me liderë që shohin nga e ardhmja jo nga e kaluara me një dialog të vërtetë e jo teatër”, ka thënë ajo.

Përfaqësuesja e Britanisë së Madhe në Këshillin e Sigurimit ka kërkuar njohjen e Kosovës.

Ajo tha se marrëveshjet duhet të zbatohen dhe Radoiçiqi duhet të vihet para përgjegjësisë për Banjskën.

“Vazhdojmë t’iu bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të implementojnë marrëveshjet ekzistuese dhe t’i zgjidhin mospajtimet përmes dialogut të BE-së”, ka thënë ajo.

“Pas më shumë se dy vitesh nga sulmi në Banjska ne përsërisim thirrjen tonë për Serbinë që të vë para përgjegjësië autorët, përfshirë Radojicicin”, ka thënë më tutje.

OKB

Më shumë nga Lajme

  • 23:52Shkoi jashtë vendit për t’u trajtuar, vdes veterani i UÇK-së, Musli Krasniqi
  • 23:38Lajmërohet nga arratia Vezir Haziraj, i dyshuari për plagosjen në Istog: E bëra për vetëmbrojtje
  • 23:20Albin Kurti shkon në Gjakovën e Gjinit, kjo është arsyeja
  • 23:10Ramadani i përgjigjet Zelenskyt pas deklaratës për Kosovën: Pavarësia e Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare
  • 23:00Kurti merr mbështetje të fuqishme nga Rasimi i TikTok-ut