Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kongresmeni amerikan i bën thirrje qeverisë shqiptare të mos përdorë dhunë ndaj protestuesve

GD
Gazeta Demos17 tetor 2026 në 21:05
Kongresmeni amerikan i bën thirrje qeverisë shqiptare të mos përdorë dhunë ndaj protestuesve

Kongresmeni amerikan Joe Wilson ka shprehur shqetësimin për përshkallëzimin e krizës në Shqipëri, duke kërkuar respektimin e lirive demokratike, sundimit të ligjit dhe llogaridhënies institucionale.

Në një reagim të publikuar në rrjetin social X, Wilson, anëtar i Kongresit të Shteteve të Bashkuara, ka theksuar se qytetarët shqiptarë meritojnë liri, institucione të përgjegjshme dhe një shtet ku sundon ligji.

Ai i ka bërë thirrje qeverisë që të përmbahet nga çdo formë dhune ndaj protestuesve, ndërsa ka vënë në pah rëndësinë e përfshirjes së të rinjve në vendimmarrjen për të ardhmen e vendit.

“Rinia meriton një zë në të ardhmen e vendit të saj”, ka theksuar Wilson.

Kongresmeni amerikan ka rikujtuar gjithashtu se Shqipëria është aleate e NATO-s, duke nënvizuar rëndësinë e respektimit të të drejtave themelore, institucioneve demokratike dhe së drejtës për protestë paqësore.

Reagimi i tij vjen në një kohë kur zhvillimet politike dhe protestat në Shqipëri kanë ngritur shqetësime lidhur me respektimin e lirive qytetare dhe përgjegjësinë e institucioneve

kongresmeniamerikanthirrje

Të ngjashme

Sali Berisha bën thirrje për mos bindje civile

Sali Berisha bën thirrje për mos bindje civile

21:07
Avokati Arsim Vranovci bën thirrje për paqe: Jetojmë në dy shtete, por Kosovën dhe Shqipërinë i duam njësoj

Avokati Arsim Vranovci bën thirrje për paqe: Jetojmë në dy shtete, por Kosovën dhe Shqipërinë i duam njësoj

15:55
Ambasada amerikane thirrje për protestë paqësore në Shqipëri: Dhuna s’ka vend në angazhimin qytetar

Ambasada amerikane thirrje për protestë paqësore në Shqipëri: Dhuna s’ka vend në angazhimin qytetar

23:16
Hoti pret ekspertin amerikan Edward Joseph, diskutojnë zhvillimet në Kosovë dhe raportet me SHBA-në

Hoti pret ekspertin amerikan Edward Joseph, diskutojnë zhvillimet në Kosovë dhe raportet me SHBA-në

21:06

Më shumë nga Lajme

  • 22:05Gjendja e bulevardit pas betejës disa orëshe
  • 21:37Gjashtë ditë nga vrasja e 29-vjeçarit në Pogragjë, babai i dyshuar ende në arrati
  • 21:36​Pesë luftanije të NATO-s zbarkojnë në Orikum, për stërvitjen e përbashkët ushtarake
  • 21:34OKB në Shqipëri apelon për dialog dhe uljen e tensioneve
  • 21:33I riu humb ndjenjat pasi u thotë efektivëve se nuk ishte protestues