Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kongresistët Self dhe Subramanyam do vizitojnë Luginën e Preshevës

GD
Gazeta Demos23 maj 2026 në 16:25
Kongresistët Self dhe Subramanyam do vizitojnë Luginën e Preshevës

Vizita e kongresistëve amerikanë Keith Self dhe Suhas Subramanyam në rajon, duke përfshirë Luginën e Preshevës është shoqëruar me mesazhe publike mirëseardhjeje dhe falënderimi nga qytetarë dhe përfaqësues të komunitetit shqiptar në Luginën e Preshevës.

Përmes pankartave dhe mesazheve të afishuara, qytetarët kanë shprehur mirënjohjen për angazhimin dhe interesimin e kongresistëve amerikanë ndaj çështjeve që prekin shqiptarët në rajon, duke vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Këto veprime u cilësuan si dëshmi e rëndësisë së forcimit të lidhjeve ndërmjet komuniteteve shqiptare në Ballkanin Perëndimor dhe aleatëve të tyre në SHBA, si dhe e nevojës që zëri i shqiptarëve të mbetet i pranishëm në agjendat ndërkombëtare.

Albanians for America, organizata që po zhvillon takime dhe aktivitete avokuese në mbështetje të çështjeve shqiptare, theksoi përkushtimin për të vazhduar angazhimin në promovimin e paqes, sigurisë, vlerave demokratike dhe ngritjes së vëmendjes ndërkombëtare për sfidat me të cilat përballen komunitetet shqiptare në rajon.

Në fund, u shpreh falënderim për qytetarët e Luginës së Preshevës për mikpritjen dhe mbështetjen e treguar gjatë kësaj vizite

LUGINA E PRESHEVES

Më shumë nga Lajme

  • 07:41Banorët e Junikut e shpëtojnë një ari, kishte rënë në gjemba - Pamje nga vendi i ngjarjes
  • 07:36Këto vende do të mbesin pa rrymë, shkak punimet
  • 07:32Vranësira e shi, ky është parashikimi i motit
  • 23:48Gani Geci ka shkuar vullnetarisht në polici, do t’u përgjigjet mediave pas intervistimit
  • 23:36Çitaku i reagon Gani Gecit: Askush nuk merr leje prej teje për ta mbrojtur UÇK-në dhe luftëtarët në Hagë