Një vrasje e rëndë ndodhi sot në fshatin Zlipotok të Dragashit. Atje u ther për vdekje imami i fshatit, Gazmen Tairovci, ndërsa i dyshuari B.H. pasi u arratis, u kap nga policia. Përveç tij u arrestua edhe babai i tij.
Për këtë ngjarje për T7 folën burime që ishin në njohuri të rastit tragjik.
Sipas tyre, konflikti nisi për të drejtën e kositjes së barit në një tokë që dyshohet se ishte me pronësi të papërcaktuar.
