Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Konferenca e investitorëve amerikanë, Clark: Jam krenar me popullin e Kosovës

GD
Gazeta Demos29 prill 2026 në 13:01
Konferenca e investitorëve amerikanë, Clark: Jam krenar me popullin e Kosovës

Për tri ditë radhazi në Prishtinë po mbahet konferenca e investitorëve amerikanë.

Kjo po shihet si një mundësi strategjike për të tërhequr investime të huaja dhe për të përshpejtuar punën në infrastrukturën në kryeqytet

Këto investime me theks të veçantë u përmendën për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030.

Para të pranishmëve, përmes një videoje, ka dërguar një mesazh edhe gjenerali Wesley Clark, i cili tha se është krenar me popullin e Kosovës.

“Ajo që shpresojmë në Kosovë, është një mbështetje e fortë, e fortë nga komuniteti ndërkombëtar për investimet e huaja direkte në Kosovë. Ato janë burimi jetik për të çuar vendin përpara. Ne i kishim në Shtetet e Bashkuara në shekullin e 19-të. Ne nuk do të ishim bërë kurrë fuqia industriale që u bëmë pa investimet franceze, britanike dhe gjermane në hekurin, çelikun dhe hekurudhat amerikane. Në Kosovë do të jetë ndryshe. Ju keni burime të jashtëzakonshme të linjitit me cilësi të ulët, por shumë të vlefshëm. Ato po digjen aktualisht, por shumë gjëra mund të bëhen me to. Keni një komunitet të mrekullueshëm bujqësor. Keni ekologji të shkëlqyer. Keni male, qendra skijimi. Ka një potencial të mrekullueshëm për investime të huaja direkte në të gjitha këto fusha. Dhe sigurisht, ne kemi nevojë për reziliencë në të gjithë infrastrukturën. Është e vetëkuptueshme që nuk e di kurrë se çfarë do të ndodhë në botë. Prandaj kur flasim për energji elektrike, ujësjellës komunal, furnizime energjetike në përgjithësi, rezilienca është një mundësi e madhe investimi për Kosovën”, ka thënë ai.

Tutje, gjenerali Clark pati edhe një mesazh për qeverinë.

“Dua gjithashtu të them se mendoj që qeveria ka një rol të madh për të luajtur, së pari në krijimin e një ambienti të mirë këtu, duke mirëpritur investitorët, duke ofruar mbështetje qeveritare, dhe gjithashtu aftësinë për të bërë partneritete publiko-private. Pra, të gjitha këto duhet të jenë në tryezë këtë mëngjes. Jam shumë krenar për popullin e Kosovës. Ju keni përballuar shumë gjatë viteve 1980 dhe 1990. Ju e keni fituar lirinë dhe shtetësinë tuaj. Dhe kam qenë shumë i kënaqur ta shoh këtë, shumë krenar që jam kthyer dhe të jem i lidhur me shumë prej jush”, tha ai, raporton KosovaPress , transmeton Klankosova.tv.

Ndërkaq, i pari i kryeqytetit, Përparim Rama tha se Prishtina është qendër evropiane në rritje të shpejtë e ndërtuar për investime.

Më shumë nga Lajme

  • 14:00Oda Amerikane bën thirrje për përgjegjësi politike dhe për t’i dhënë fund bllokimit institucional
  • 13:44Gërvalla: Përsëritja e zgjedhjeve po e humbet kuptimin, duhet të gjejmë zgjidhje
  • 13:43Jashari: Ajo që ndodhi në Kuvend është pasqyrë e përçarjes që VV ka arritur ta krijojë në shoqërinë tonë
  • 13:42Lushaku-Sadriu: LDK-ja flet për vete, Kurti i ka numrat dhe përgjegjësinë për konstituim të Kuvendit
  • 13:31Arrestohet gjyqtari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, dyshohet për "keqpërdorim të detyrës zyrtare"