Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Komuna më e vogël në Kosovë, me numrin më të madh të kandidatëve për kryetar komune

GD
Gazeta Demos7 shtator 2025 në 23:06
Komuna më e vogël në Kosovë, me numrin më të madh të kandidatëve për kryetar komune

Komuna e Prishtinës në zgjedhjet lokale të ardhshme do të ketë gjithsej dhjetë kandidatë për kryetar, duke qenë një nga garat më të ngjeshura në nivel vendi. Po aq kandidatë do të ketë edhe Mitrovica e Veriut, komuna më e vogël e Kosovës për nga sipërfaqja.

Në Zubin Potok dhe Pejë garojnë nga nëntë kandidatë për të parin e komunës, ndërsa në Kaçanik, Drenas dhe Leposaviq janë nga shtatë kandidatë. Obiliqi ka gjashtë kandidatë për kryetar.

Në kontrast të plotë, Ferizaj – një nga komunat më të mëdha të vendit – ka vetëm katër kandidatë, po aq sa edhe Mitrovica.

Sipas analistit politik Shemsi Jashari, numri i ulët i kandidatëve në komunat e mëdha lidhet me frikën nga humbja dhe dëmtimi i imazhit politik.

“Ky fenomen vjen si rezultat i moskandidimit në komunat e mëdha, përfshirë edhe kryeqytetin, pasi edhe humbja e tyre do të ishte e thellë dhe rrjedhimisht imazhi i tyre politik e partiak do të dëmtohej shumë”, tha Jashari për ATV-në.

Ndërkaq analisti politik Basri Muja e sheh ndryshe. Ai thekson se numri i madh i kandidatëve krijon një lloj fryme pozitive për listat e partive. “Numri i madh i kandidatëve për kryetarë të komunave, sado që pjesa më e madhe e tyre e kanë të qartë që gjasat për t’u zgjedhur janë minimale, është shumë më shumë se tentim për krijimin e një sinergjie pozitive për listën e kandidatëve të partisë përkatëse”, u shpreh Muja.

Pjesë e garës lokale, përveç partive politike, janë edhe kandidatët e pavarur dhe iniciativat qytetare. Njëra nga marrëveshjet politike të arritura deri më tani është ajo mes Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës Kosova e Re (AKR), të cilat do të garojnë në koalicion.

Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka hapur afatin për regjistrimin e personave me nevoja të veçanta për të votuar. Afati i aplikimit do të jetë i hapur deri më 7 tetor.

KomunatZgjedhjet

Më shumë nga Lajme

  • 13:29Kush është Bekim Sejdiu, kandidati konsensual për president?
  • 13:28Punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë hyjnë në grevë nga 1 shtatori
  • 13:26Arrihet marrëveshja VV-LDK për presidentin
  • 12:50Kapet me 691 fishekzjarre në Morinë, arrestohet 36-vjeçari nga Prishtina
  • 12:49DnV kritikon Haxhiun: E ka lënë KQZ-në me 10 nga 11 anëtarët që parashihen me Kushtetutë