Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Komuna e Lipjanit del me sqarim rreth kontratës “Ndërtimi i qendrës Multifunksionale në qytetin e Lipjanit”: Të gjitha procedurat janë publike

GD
Gazeta Demos1 tetor 2025 në 16:43
Komuna e Lipjanit del me sqarim rreth kontratës “Ndërtimi i qendrës Multifunksionale në qytetin e Lipjanit”: Të gjitha procedurat janë publike

Komuna e Lipjanit ka dalë me sqarim lidhur me kontratën “Ndërtimi i qendrës Multifunksionale në qytetin e Lipjanit”, ku thuhet se procesi i vlerësimit është bazuar në dispozita ligjore.

“Procesi i vlerësimit është bazuar në dispozita ligjore përkatësisht sipas Ligjit për Prokurimin Publik të Republikës së Kosovës nr. 04/L-042 i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 04/L-237, Ligjin Nr. 05/L-068 dhe Ligjin Nr. 05/L-092, dhe Rregullores, nr.001/2022 për prokurim publik”, thuhet në reagim.

Komuna, njofton se në në të njëjtin aktivitet të prokurimit është parashtruar ankesë në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) nga OE konkurrent i cili ka qenë me çmim më të lartë se GEO i Rekomanduar për Kontratë nga Autoriteti Kontraktues – Komuna e Lipjanit.

“Në rastin kur AK Komuna e Lipjanit është njoftuar me ankesën e paraqitur pranë OSHP-së, AK ka pezulluar procedurën në fjalë deri në nxjerrjen e vendimit nga Paneli Shqyrtues nga Organi Shqyrtues i Prokurimit.Proceduralisht dhe ligjërisht në raste të tilla Autoritetet Kontraktuese kanë obligim të pezullojnë aktivitetin e tyre të prokurimit, deri sa te nxirret Raporti Ekspertit Shqyrtues dhe Vendimit nga Paneli Shqyrtues i OSHP-së, ndërsa vendimet e OSHP-së janë obligative për Autoritetet Kontraktuese.Pas pranimit të Raportit të Ekspertit Shqyrtues, me nr 2024/1080, i datës 22.11.2024, dhe pas pranimit të Vendimit nga PSH i Organit Shqyrtues të Prokurimit me nr, 2024/1080 të datës; 14.01.2025, me të cilin VENDIM ka mbete në fuqi vendimi i Autoritetit Kontraktues, Komuna e Lipjanit ka lidhur kontratën në fjalë” thuhet në njoftim.

“Zyra e Prokurimit i njofton qytetarët e Komunës së Lipjanit që të gjitha procedurat zhvillohen në harmoni të plotë me Ligjin e Prokurimit Publik, dhe aktet tjera nënligjore të cilat rregullojnë këtë fushë”.

Ndër tjera nga komuna thanë se “do vazhdojmë të punojmë në përputhje me dispozitat ligjore, pavarësisht deklarimeve për konsum elektoral”.

Më shumë nga Lajme

  • 13:04Koci avokatëve të krerëve të UÇK-së: I morët 40 milionë euro, tregoni çka ndodhi?
  • 13:00Verdikti në Hagë, Dodë Gjergji: Të bashkohemi për të kërkuar të vërtetën dhe drejtësinë
  • 12:58Vazhdon protesta kundër Hagës, “Liria ka Emër”: Shihemi n’21:00 n’shesh
  • 11:45Lëvizja e automjeteve ushtarake, FSK njofton qytetarët: Nga 21 shtatori fillon ushtrimi “VALOR SHIELD 2026”
  • 11:43Kërkesa e komandantit të FSK-së: Kosova të pranohet me të drejta të plota në Kartën e Adriatikut A5