Sipas njoftimit, Drejtoria e Inspekcionit Komunal në bashkëpunim me K.R.M “Ambienti” kanë hartuar një plan të posaçëm për mbledhjen dhe trajtimin e mbetjeve të Kurbanëve.
“Të dashur qytetarë të Komunës së Istogut, ju informojmë se të gjitha mbetjet nga therja e Kurbanëve mund t’i dërgoni në pikat grumbulluese ku janë vendosur kontejnerë specialë”, thuhet në njoftim.
Kontejnerët janë vendosur në disa fshatra dhe zona të komunës, përfshirë Istogun, Vrellën, Banjën, Gurrakocin, Rakoshin, Saradranin, Zallqin dhe Studenicën.
Sipas komunës, të gjitha mbetjet e grumbulluara do të trajtohen në mënyrë të kontrolluar dhe do të groposen në vende adekuate.
“Drejtoria e Inspekcionit Komunal së bashku me K.R.M ‘Ambienti’ në Istog, kanë paraparë planin për mbledhjen e mbetjeve nga therja e Kurbanëve me kontejner special, ku të gjitha këto mbetje do të groposen në vendet adekuate”, thuhet më tej në njoftim.
